Connect with us

Aktualitet

Plagosja në Durrës/ Dëshmitarja: Vriten për gocat e dashnoret

Një grua që ka parë përleshjen mes dy të rinjve në Durrës u ka bërë thirrje prindërve që të merren me edukimin e fëqmijëve në mënyrë që të mos përsëriten më të tilla ngjarja. Në prononcim për TopChannel, gruaja thotë se çdo ditë raportohen në media prerje e vrasje mes të rinjve, për të cilat sipas saj, shkak bëhen vajzat.

“Ditë për ditë po bëhet kiameti, theren e priten për gocat. Nënat të dëgjojnë në televizor e t’i edukojnë fëmijët. Dhe ju s’keni çfarë të bëni, vini se jeni të detyruar, prindërit kanë shumë punë për të bërë me fëmijët e tyre. Unë kisha dhjetë, çfarë është kjo punë. Çdo ditë dëgjojmë në televizior, vrasje, prerje, për gocat, për dashnoret,”- tha gruaja ndër të tjera.

Ngjarja ndodhi këtë paradite pranë sheshit “Pranvera” në lagjen 11 të qytetit, pak para se në shkollën pritëse “Shaqe Mazreku” të niste mësimi. 20-vjeçari Alesjo Musaj është konfliktuar me një 16-vjeçar dhe në sherr e sipër e ka qëlluar me thikë. I mituri i plagosur është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Durrësit ka vënë në pranga 20-vjeçarin. Shkaku i sherrit mes të rinjve nuk dihet ende.

Advertisement

TRENDING