Connect with us

Politike

Rama pas fjalës në samitin e KiE: T’i hiqet njolla Shqipërisë dhe UÇK-së

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipërisë dhe UÇK-së i duhet hequr njolla e vendosur nga Asambleja e Këshillit të Evropës. Në përfundim të seancës së sotme të Samitit të liderëve të Këshillit të Europës, Rama foli para gazetarëve dhe tha se kjo gjë ka ndodhur nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011.

Pjesë nga konferenca:

-Zoti kryeministër, ju iu adresuat në fjalimin tuaj edhe çështjes së Kosovës. Si do vazhdojë qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me atë që ju pretendoni për pafajësinë e kryeministrit Thaçi dhe të gjithë personave të tjerë?

Edi Rama: Jo, kjo nuk është një çështje pafajësie apo fajësie sepse kjo është çështje e tribunalit. Çështja është e heqjes së një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011 dhe bërja e një raporti të ri në dritën e faktit tanimë të stërprovuar që nuk ka pasur kurrë trafik organesh.