Sociale
Rinisin dy projekte historike këtë vit në Gjirokastër/ Zgjerohen hapësirat publike në funksion të turizmit
Brenda vitit 2020 në Gjirokastër fillon zbatimi i dy projekteve të rëndësishme, bypass-it Ura e Naxes-Dunavat dhe vendparkimit për automjetet në sheshin “Çerçiz Topulli”.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, thekson se “objektivi kryesor këtyre projekteve është rritja e hapësirave publike në shërbim të banorëve dhe vizitorëve”.
“Ndjehem i lumtur që më në fund do të bëjmë realitet dy investime të premtuara për zonën muzeale. Bypass-i Ura e Naxes- Dunavat do të realizohet nga buxheti i shtetit me vlerë 700 milionë lekë . Brenda vitit ky investim fillon dhe bëhet i prekshëm për gjithë zonën do të jetë një arritje, është një projekt strategjik për Gjirokastrën. Jam i lumtur që arritëm më në fund të bëjmë realitet këtë projekt”, – nënvizoi Golemi.
Ai theksoi se projekti tjetër do jetë vecanërisht për vendparkimin e automjetëve, e cila do të ketë një kosto prej 650 milionë lekësh.
Këto do jenë dy projekte që do kenë fitime shumë të mëdha përsa i përket ekonomisë dhe turizmit.
“Me përfundimin e Pazarit e kemi parë se çfarë përfitimesh ka patur zhvillimi i turizmit këtë vit në Gjirokastër, pa kalimin e pazarit në pedonale nuk ishte ky fluks turistësh”, – tha Golemi.

