Kronike
Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, tre të plagosur
Plagosje me thikë në pazarin e vjetër të Korçës. Të përfshirë në sherr janë dy pronarë lokalesh dhe 1 person tjetër.
Korrespondentja Dhorjela Çule raporton se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit.
Pas kësaj,njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër.
Nuk dihet ende arsyeja e sherrit por të tre personat aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës.