Connect with us

Politike

Shqipëria dhe SHBA rezolutë në OKB për referendumet

UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin nisi procesin e aneksimit të pjesëve të Ukrainës duke thënë se ai do të nënshkruante ligje për t’i absorbuar ato pavarësisht dënimit ndërkombëtar dhe për të mbrojtur rajonet e reja të inkorporuara duke përdorur “të gjitha mjetet në dispozicion”.

Në një fjalim që i parapriu një ceremonie të nënshkrimit të traktatit për t’i bërë katër rajone të Ukrainës pjesë të Rusisë, Putin paralajmëroi se vendi i tij nuk do të hiqte kurrë dorë nga zonat e pushtuara dhe do t’i mbronte ato si pjesë e territorit të tij sovran.

Ceremonia vjen tre ditë pas përfundimit të “referendumeve” të orkestruara nga Kremlini për bashkimin me Rusinë, të cilat u hodhën poshtë nga Kievi dhe Perëndimi bazuar në gënjeshtra.

Shqipëria dhe aleati i saj kryesor SHBA kanë paraqitur një rezolutë në OKB që dënon referendumet ruse, mirëpo ajo “dështoi” për shkak se Rusia ka vendosur veton e saj. Përfaqësuesi i Moskës votoi kundër, e ndërsa Kina abstenoi së bashku me Brazilin, Indinë dhe Gabonin. Në total pro mocionit të paraqitur nga SHBA dhe Shqipëria pati 10 vota.

Nga ana tjetër, Putin i kërkoi Ukrainës që të ulet për bisedime për t’i dhënë fund luftimeve shtatë mujore që filluan kur udhëheqësi rus urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën. Ai tha se autoritetet ukrainase duhet “të trajtojnë me respekt” rezultatet e njëanshme të votave të menaxhuara nga Moska dhe paralajmëroi ashpër se Rusia nuk do të dorëzonte kurrë kontrollin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Mirëpo, lideri ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se mund të negociojë vetëm me një president tjetër rus, dhe jo me Vladimir Putin. Ndërsa sot, teksa Rusia shpalli aneksimin e 4 rajoneve, ushtria e saj vijonte sulmet. Në orët e para të mëngjesit, raketat ruse goditën Zaporizhzhian, ku  30  persona humbën jetën, ndërsa 88 të tjerë mbetën të plagosur.

Pas aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës, nuk vonoi përgjigja e SHBA-ve. Joe Boden njoftoi sanksione të reja që SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin ndaj Rusisë, duke përfshirë kostot për individët dhe subjektet brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për përpjekjen e aneksimit.

 

Shqipëria dhe SHBA rezolutë në OKB kundër referendumeve farse për aneksimin e Ukrainës, Rusia vë veton, Kina abstenon
Rezoluta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër referendumeve ruse “farsë” dhe aneksimit të territoreve të Ukrainës u refuzua për shkak të vetos së Moskës, ndërsa Kina abstenoi së bashku me Brazilin, Indinë dhe Gabonin. Në total pro mocionit të paraqitur nga SHBA dhe Shqipëria pati 10 vota.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të premten se Kievi nuk do të negociojë me Rusinë, e cila aneksoi katër territore në Ukrainë për sa kohë që presidenti rus Vladimir Putin ishte në pushtet.

Në një ceremoni në Kremlin, Putin aneksoi Luganskun, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës, rajone këto të kontrolluar nga ushtria e tij dhe i kërkoi Kievit të dorëzonte armët dhe të negocionte për t’i dhënë fund luftimeve shtatë mujore.

Por lideri ukrainas thotë se mund të negociojë vetëm me një president tjetër rus, dhe jo me Putin.

“Ukraina nuk do të zhvillojë asnjë negociatë me Rusinë për sa kohë që Putin është presidenti i Federatës Ruse. Ne do të negociojmë, por me presidentin e ri”, tha Zelensky.

Një krater i madh ngjitur me një varg automjetesh në qytetin e Zaporizhzhia dëshmon qartë dhunën e luftës. Dritaret dhe xhamat e përparmë të makinave të thyera. Një duzinë trupash të shtrirë në rrugë, që mesa duket janë civilë, ndërsa valixhet dhe palltot janë të shpërndara në rrugë, raporton BBC.

“Ajo kishte dy fëmijë. Unë u largova nga kafeneja për të përdorur banjën kur ndodhi. Unë vrapova prapa dhe u përpoqa ta gjeja. Kafeja u shkatërrua, kishte shumë trupa përreth. Gjithçka ishte shumë e tmerrshme,” tha një e mbijetuar e sulmit teksa po tregonte se shefja e saj kishte vdekur.

Duke reaguar ndaj sulmit, i cili goditi në orët e para të mëngjesit të së premtes periferinë e Zaporizhzhias, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ishte një “shtet terrorist “.

Lideri ukrainas tha se Rusia lëshoi ​​16 raketa në qytet teksa u zotua të ndëshkojë autorët për “çdo jetë të humbur ukrainase”. Deri më tani, 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa 88 janë plagosur.

Ndërkohë, një zyrtar lokal i instaluar nga Rusia fajësoi Ukrainën për sulmin.

Kolona u godit ndërsa njerëzit po përgatiteshin të udhëtonin në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit për të marrë të afërmit e tyre dhe gjithashtu për të ofruar ndihma humanitare. Pranë kraterit të goditjes së raketës, Kateryna Holoborod, qëndron e ulur në valixhen e saj në gjendje shoku.

“Ne arritëm në një linjë, për t’u bashkuar me një kolonë që shkon drejt Khersonit,” tha ajo.

“Dolëm për të parë se çfarë numri kishim në radhë. Më pas ra raketa e parë, në fund të radhës.

“Ne ramë në tokë. Pastaj e dyta goditi në qendër të radhës. Kudo ishte xhami, njerëz që bërtisnin dhe vraponin. Nuk mbaj mend shumë… Ishte shumë e frikshme. Më pas u ngrita për të parë se çfarë ndodhi, për të ndihmuar të plagosurit. Unë u përpoqa të ndihmoja një të ri të plagosur kur ndodhi shpërthimi i tretë.”, tha ajo. 

Sulmi në Zaporzhzhia
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan foli sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë e raportoi këtë duke nënvizuar se të dy diskutuan “shqetësimin e përbashkët për përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të aneksuar territorin ukrainas përmes një referendumi “farsë” dhe shprehën “angazhimin e tyre të vendosur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. ‘Ukrainë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke komentuar kërkesën e Kievit për anëtarësim të menjëhershëm në NATO tha se hyrja e një vendi në Aleancë duhet të vendoset nga aleatët njëzëri.

“Për momentin ne jemi të fokusuar në dhënien e mbështetjes praktike Kievit për t’u mbrojtur nga pushtimi i vendosur i Moskës”, tha Stoltenberg.

“Ky është një moment vendimtar. Putini ka mobilizuar qindra, mijëra trupa të tjera, të përfshira në një kërcënim bërthamor të papërgjegjshëm dhe të frikshëm dhe tani ka aneksuar ilegalisht më shumë territor ukrainas. Të  dyja së bashku përfaqësojnë përshkallëzimin më serioz që nga lufta.”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë për shtyp në selinë e Aleancës Atlantike.

“Jo, kjo nuk tregon forcë, tregon dobësi. Është një pranim që lufta nuk shkoi sipas planit dhe se Putini ka dështuar plotësisht në objektivat strategjike,” shtoi ai.

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi ashpër deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin se katër rajone të Ukrainës do të bëhen territor rus bazuar në referendumet që u mbajtën këtë javë.

Biden i përshkroi pretendimet e Rusisë për aneksimin si “të rreme” dhe që nuk kanë “legjitimitet”. Ai njoftoi gjithashtu sanksione të reja që SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin ndaj Rusisë, duke përfshirë kostot për individët dhe subjektet brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për përpjekjen e aneksimit.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjen mashtruese” të Rusisë për të aneksuar pjesë të  territorit sovran  të Ukrainës”, kështu deklaroi presidenti i SHBA-ve Joe Biden duke denoncuar shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe të OKB-së nga Moska.

“Këto veprime nuk kanë legjitimitet,” tha presidenti, duke premtuar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rifituar kontrollin e territorit të saj, duke e forcuar atë si ushtarakisht ashtu edhe diplomatikisht, duke përfshirë 1.1 miliardë dollarë ndihmë të re, të ndarë këtë javë.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se në listë janë qindra anëtarë të legjislaturës ruse, drejtues të infrastrukturës financiare dhe ushtarake të vendit, dhe furnizues që mbështesin kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.

Departamenti i përshkroi sanksionet si “të shpejta dhe të rënda”, në përgjigje të “aneksimit të supozuar” të Putinit të rajoneve ukrainase: Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Yanet Yellen, tha se po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse, “për të dobësuar edhe më tej kompleksin ushtarak-industrial tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e paligjshme”.

Njoftimi i Departamentit të Thesarit u koordinua me Departamentin e Tregtisë, i cili shtoi 57 kompani në listën e shkelësve të kontrollit të eksporteve.

Përveç kësaj, Departamenti amerikan i Shtetit vendosi kufizime për viza për 910 persona, duke përfshirë anëtarë të ushtrisë ruse, zyrtarë ushtarakë bjellorusë dhe përfaqësues rusë që veprojnë në rajone ukrainase të kontrolluara nga Rusia.

“Ne nuk do të qëndrojmë pranë ndërsa Putini përpiqet me mashtrim të aneksojë pjesë të Ukrainës”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

“Departamenti i Thesarit dhe qeveria amerikane po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse sot për të dobësuar më tej kompleksin industrial ushtarak tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme”.

Yellen shton se SHBA dhe aleatët e saj nuk do të hezitojnë të ndërmarrin “veprime të rënda” kundër njerëzve dhe kompanive brenda dhe jashtë Rusisë, “të cilët janë bashkëfajtorë në këtë luftë dhe në këto referendume të rreme”.

Pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e 4 rajoneve të Ukrianës pas mbajtjes së referendumeve farsë, një deklaratë ‘kërcënuese’ vjen nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ai thotë që politikanët e jashtëm duhet të marrin seriozisht fjalimin e mbajtur nga Putin gjatë ceremonisë së shpalljes së aneksimit të rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

“Është e pamundur të injorohet fjalimi i Putinit , ambasadorët rusë u ngarkuan ta përhapin atë sa më shumë që të jetë e mundur jashtë vendit, përfshirë edhe në OKB”, kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, duke iu referuar fjalëve të presidentit rus në ceremoninë e aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës.

“Unë me të vërtetë shpresoj që politikanët seriozë në botë të lexojnë nga A në Z atë që tha Putini, shumë gjëra duhet të bëhen absolutisht të qarta për ta”, shtoi ai sipas Ria Novosti.

1664548040_22022507563801ukrainerussiazelensky022522.jpgUkraina ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në aleancën e NATO-s.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelesnky, ka kërkuar nga NATO që të ndjekë një procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin e saj në aleancën ushtarake. Ketë e ka bërë të ditur në Telegram.

Këshilli Evropian ka thënë se nuk do ta njohin aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase nga Rusia.

Këshilli Evropian tha se Rusia ka shkelur “në mënyrë të hapur” “të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi”.

“Ne kurrë nuk do ta njohim këtë aneksim të paligjshëm.” Këshilli Europian qëndron me vendosmëri” me Ukrainën dhe do të “forcojë masat e saj kufizuese” ndaj Rusisë.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka reaguar pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës. Von der Leyen shkruan se nuk do të ndryshojë asgjë, pasi të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga Rusia, janë dhe do të mbeten gjithmonë të Ukrainës.

“Aneksimi i paligjshëm i shpallur nga Putin nuk do të jetë asgjë. Të gjitha territoret e pushtuara ilegalisht nga pushtuesit rusë janë tokë ukrainase dhe të bëjnë gjithmonë pjesë e një kombi sovran”, shkruan Von der Leyen.

Shpallja e aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës, nënshkruhen dokumentet

Lideri i Kremlinit Vladimir Putin dhe ‘guvernatorët’ pro-rusë të katër rajoneve ukrainase Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk, Lugansk kanë nënshkruar traktatet që sanksionojnë hyrjen e këtyre territoreve në Federatën Ruse.

Ceremonia u zhvillua në sallën e Shën Gjergjit në Pallatin e Madh të Kremlinit. Në fund të ceremonisë së nënshkrimit me krerët e katër rajoneve Denis Pushilin , Leonid Pasechnik , Vladimir Saldo dhe Yevgeny Balitsky.

Lideri çeçen Ramzan Kadyrovshpërtheu në lot gjatë fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për aneksimin e territoreve të okupuara ukrainase. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti .

1664442624_w57955144800x450.jpgDuke vazhduar përbuzjen e tij kundër Perëndimit, Putini ngulmon në SHBA dhe Britaninë, duke i akuzuar për sabotim.

Duke iu referuar britanikëve si “anglo-saksone”, ai thotë se ata ndihmuan “në organizimin e shpërthimeve të tubacioneve në detin Ballkanik”.

Putin gjithashtu i referohet ushtrisë amerikane si “brutale”, dhe dënoi zgjerimin e NATO-s.

Dyert e arta të Kremlinit janë hapur dhe Vladimir Putin është duke mbajtur fjalimin e tij për të shpallur zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të pavarura ukrainase, raporton BBCPutin thotë se njerëzit e katër rajoneve të Ukrainës që ai po planifikon të aneksojë kanë marrë vendimin e tyre.

“Rezultatet dihen, dihen mirë. Njerëzit bënë zgjedhjen e tyre – e vetmja zgjedhje”

Por Putin nuk ndalet dhe pse referendumet u dënuan si të paligjshme nga Perëndimi dhe ekspertët ligjorë.

“Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër rajonet e reja të Rusisë, katër subjekte të reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve,” thotë Putini që pasohet nga duartrokitje të forta.

Ai thotë se rezultatet e referendumeve janë “e drejta natyrore” e atyre që votuan. Putini i është kthyer pas dhe historisë – duke pretenduar se shumë breza rusësh kanë luftuar për këto toka.

Presidenti rus e mbrojti atë që po bën në Ukrainë, aneksimin e katër zonave të vendit – duke thënë se ato janë territore ruse dhe duke fajësuar Perëndimin për përpjekjen për të nënshtruar Rusinë.

1664522106_thumbsbc2d8c72bfb65a539cc4f39dd45b2bfa84.jpgKëshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent për të diskutuar rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream nën Detin Baltik për të cilat BE tha se ishte “rezultat i një akti të qëllimshëm”. Këshilli prej 15 anëtarësh do të mblidhet të premten me kërkesë të Rusisë, sipas diplomatëve.

Politike

Nga incidenti deri tek kritikat për BE, çfarë ndodhi gjatë takimit të Ramës në Itali

Takimi me mbështetësit e tij në Milano rezultoi më i “vakët” krahasuar me tubimin që Edi Rama zhvilloi disa ditë më parë në Greqi.

Ajo që binte në sy në pallatin e sportit në Milano përtej flamurit të Shqipërisë nuk mungonte as ai i Bashkimit Europian apo edhe i Italisë. Ndryshe nga çfarë ndodhi në Greqi ku mbështetësit e Ramës ishin porositur që mos mbanin flamurin grek për të përcjellë tek publiku propagandën që dëshironte Rama, “nacionalitet” dhe “patriotizëm” për Shqipërinë e cila çdo ditë dhe më shumë braktiset nga të rinjtë.

Nuk ishte shumë e qartë nëse Rama në Itali takoi emigrantët apo patronazhistët dhe administratën siç bëri në takimin që zhvilloi në Athinë dhe ku u dëshmua qartë se me dhjetëra autobusë kishin shkuar të mbushur nga të gjithë bashkitë e vendit për të mbushur sallën e Edi Ramës në Athinë.

Nga vëzhgimi i thjeshtë disa ditë më parë kompanitë ajrore 5-fishuan çmimin e biletave të fluturimeve pikërisht për datën 26 maj, e cila përkon me ditën kur Rama mbajti takimin me mbështetësit e tij në Itali.

Rama në fjalën e tij përpara mbështetësve në turin në Milano, deklaroi se shqiptarët edhe nën komunizëm kthenin antenat nga Italia, vend që e donin edhe nën diktaturë. Rama shprehet se shqiptarët edhe në vitet 1990 u diskriminuan, ndërsa sot janë qytetarë të barabartë të Europës.

“Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët.”, tha Rama.

  • Rama “lëshoi” kritika ndaj Bashkimit Europian

Kryeministri Edi Rama nga Italia ka lëshuar “kritika” ndaj Bashkimit Europian. Rama tha se BE nuk duhet të zgjerohet me “hapin e breshkës” duke justifikuar dështimin e plotësimit të “detyrave” që Unioni i ka vendosur qeverisë socialiste e cila është e zhytur në korrupsion.

“Ne shqiptarët jemi të barabartë për ecurinë e fatit të atij projekti etnik, në rrugën e fateve tona të pandashme evropiane, ku shtetet Evropës demokratike, o ja dalin të gjithë në krye së bashku si evropianë pa dallim o mbetemi prapa botës të gjithë bashkë, në një Evropë që është e sfiduar si asnjëherë më parë qysh nga lufta e dytë botërore.

Gjermania e quajti ribashkim dhe ia doli në krye pa pritur dhe pa kërkuar që gjermanet lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces me kritere standarde, por edhe me lojëra politike. Ndërsa BE iu desh të zvarritej dhjetëra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa carizmi rus u shfaq si ajo gjilpëra duke hapur luftën e parë pushtuese në këtë kontinent dhe duke bërë Evropën të kuptojë më në fund se duhet të bashkohet përmes ujërave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë”, tha nder te tjera Rama.

  • “Njollë turpi!”/ Rama: Shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi në Greqi

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shqiptarët e Italisë nuk i ndryshuan emrat masivisht siç ndodhi me shqiptarët e Greqisë, që sipas tij është një njollë turpi.

Rama tha se megjithëse shqiptarët e Italisë nuk u përballën me të njëjtën situatë me ata të Greqisë, sërish sipas tij, ata kanë përjetuar vuajtje të shumta gjatë viteve të para të emigracionit.

“Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Jo vetëm populli italian njësoj si populli grek u hapi derën bujarisht shqiptarëve duke i ndihmuar të ngriheshin mbi këmbët e tyre, por edhe qeveritë italiane megjithëse tejet të trembura nga fenomeni i saposhfaqur i migrimit masiv u sollën me Shqipërinë në një tjetër formë.

Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç i ndodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë dhe që do të mbetet njollë turpi në historinë demokratike të Europës. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit pas asaj zileje përndjekëse e ‘e stato albanese’”, tha Rama.

  • Përzuri mbi 1 milion shqiptarë në 10 vite, Rama justifikohet: Opozita gënjen

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Italia akuzave të opozitës, lidhur me takim e parë të zhvilluar me diasporën, atë në Greqi, ku u tha se stadiumi ishte mbushur me administratën e marrë me autobusë nga Tirana.

Rama u shpreh po ashtu se akuzat e opozitës së nga vendi janë larguar 1 milion shqiptarë, është një gënjeshtër e ligë. Kreu i qeverisë pranoi që nga Shqipëria kanë ikur shumë të rinj, por dështimin e tij e justifikoi duke sulmuar opozitën.

Ndërkohë vlen të theksohet se gjatë qeverisjes së këtij që po reciton për eksodin e shqiptarve ne Itali, janë larguar nga vendi me shumë se 1 milionë shqiptarë. Kjo është e vërteta më e keqe që ky njeri dhe pushteti i tij u kane sjellë e bërë shqiptareve këto 10 vjet.

“Disa gojë thonin këto ditë që unë nuk duhej të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milion shqiptar. Kjo është një gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli po nga ato gojë të liga që ofenduan shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi ne det në atë përfaqim të Athinës. Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku s’ka as punë as shpresë, ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin tokën e fëmijë të Shqipërisë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë. Po e vërtetë është kanë ikur në këto 10 vite shumë shqiptarë, kanë ikur më shumë se janë kthyer, e vërtetë është që kanë ikur”, tha Rama.

  • Incident në takimin e Ramës në Milano, Diaspora shpërndan fletushka

 

Një incident është regjistruar sot në pallatin e sportit në Milano ku po mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me mbështetësit e tij.

Disa emigrantë shqiptarë hodhën në sallë fletushka me mesazhin: “Dua të votoj 2025, nga Diaspora”.

Pas kësaj, emigrantët u nxorën me forcë nga salla ku ajo që binte në sy ishte prezenca e shumtë e truprojeve të Edi Ramës.

  • Reagimi i Berishës

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga organizatorët e takimit të kryeministrit, Rama në Milano ndaj aktivistëve të cilët kërkojnë votën e diasporës.

Berisha ka shpërndarë videon në të cilën shihen qartë që organizatorët po tentojnë ti nxjerrin me dhunë të rinjtë studentë që kërkojnë të respektohet e drejta legjitime dhe kushtetuese e tyre.

“Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit dhe diasporës”, shkruan Berisha teksa publikon videon me poshte:

Continue Reading

Politike

Përplasjet në turin e Milanos/ Berisha: Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit

Një grup shqiptarësh janë bërë pjesë e takimit që kryeministrit Edi Rama në Milano, në kuadër të turit me diasporën. Ata kanë shpalosur një banderolë ku kërkohet vota e diasporës në zgjedhjet 2025.

Ky grup është përplasur më shqiptarët të cilët ishin në takim, të cilët kanë tentuar t’i nxjerrin jashtë, dhe më në fund ia kanë arritur.

Përplasjen mes aktivistëve që kërkojnë votën e diasporës për zgjedhjet e 2025 dhe të pranishme në stadiumin në Milano e ka publikuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

 

 

Berisha shprehet se aktivistët për votën e diasporës në zgjedhjet e vitit 2025 janë heronj të vërtetë të emigracionit dhe diasporës.

Continue Reading

Politike

“Përplasja e të rinjve me rojet e Ramës”/ Berisha: Nderim heronjve të vërtetë të diasporës

Sali Berisha ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga organizatorët e takimit të kryeministrit, Rama në Milano ndaj aktivistëve të cilët kërkojnë votën e diasporës.

Berisha ka shpërndarë videon në të cilën shihen qartë që organizatorët po tentojnë ti nxjerrin me dhunë të rinjtë studentë që kërkojnë të respektohet e drejta legjitime dhe kushtetuese e tyre.

“Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit dhe diasporës”, shkruan Berisha teksa publikon videon me poshte:

Continue Reading

Politike

Rama thirrje emigrantëve të Itali: Kthehuni në Shqipëri e sillni dijet e kursimet tuaja

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.

Ai tha se koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur.

“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati.
Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh.

Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur.
Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai.

Continue Reading

Politike

Rama mesazhe emigrantëve në Itali: 421 mijë prej jush do marrin pensione

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij në turin në Milano të Italisë, përpara mbështetësve tha se shqiptarët sot kanë arsye të jenë krenarë.

Rama theksoi se nga marrëveshja me pensionet me Italinë përfitojnë 421 mijë shqiptarë. Ai iu dha mesazhin shqiptarëve në Itali, se nëse ndonjë italian i sheh shtrembër, ata kanë të drejtë ta shohin në sy dhe t’i thonë “nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon”.

Edi Rama: Afër çerek milioni prej jush jeni qytetarë italianë, 3/5 e juaja jeni përqendruar në veriun e Italisë. Janë mbi 40 mijë sipërmarrje shqiptare në shtetin italian. 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë. Ju heshtët zilen e paragjykimit të tmerrshëm, që iu shoqëroi drejt triumfit tuaj, si europianët e rinj të Italisë. Edhe Shqipëria po fiton betejën e saj të drejtë në kërkim të kurorës të munguar të drejtësisë, me Zot, ligj dhe zakon në familjen e shteteve të Europës. Ju jeni pjesë e familjes europiane. Shqipëria nga një vend i rrezikshëm, sot është ndryshe. Nëse dikush ju sheh shtrembër, keni të gjitha arsyet t’i thoni nëse ka ndonjë gjë këtu. Shqiptarët janë sot krenar për Shqipërinë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING