Politike
SHQIPTARËT E LUGINËS SIGUROJNË DY DEPUTETË NË SERBI, NË GARË EDHE PËR MANDATIN E TRETË
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, sipas rezultateve paraprake.
Dy përfaqësuesit janë Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, ndërsa koalicioni vijon të jetë në garë për një mandat të tretë.
Kamberi e ka cilësuar rezultatin një arritje historike, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të forcave politike shqiptare.
Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur rezultatin, duke kërkuar që përfaqësimi parlamentar të përkthehet në më shumë të drejta dhe barazi për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
ntv.al