Connect with us

Aktualitet

Shqiptarët në Philadelphia ngritën flamurin kuqezi në sheshin e bashkisë

Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia i kushton një rëndësi të madhe festimit të 28 Nëntorit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që ka hyrë në kujtesën e kombit tonë si, Dita e Flamurit. Kjo ditë shënohet me organizimin e veprimtarive të ndryshme: Mbrëmjen e Madhe të Flamurit (darkë solemne e koncert), vizita nëpër familjet e bashkatdhetarëve, pjesëmarrjen në Paradën e Ditës së Falenderimeve, ngritjen e flamurit në bashkinë e Filadelfias, etj. Por, këtë vit për shkak të pandemisë Covid-19 shumë nga këto veprimtari nuk mund të organizoheshin. U organizua vetëm ceremonia e ngritjes së flamurit Kuq e Zi në sheshin e bashkisë së Filadelfas. Që nga festimi i 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 2012, shoqata “Bijtë e Shqipes” në bashkëpunim të ngushtë me qytetin e Filadelfias organizon ngritjen e flamurit tonë në Bashkinë e Filadelfias me një ceremoni solemne. Kjo veprimtari nuk është thjeshtë një akt ku ngrihet flamuri në mënyrë mekanike, por është shndërruar në një festë të bukur e madhështore ku mblidhen shqiptarët të veshur me rrobat më të bukura, shoqëruar me simbole kombëtare, këndojnë e vallëzojnë, shprehin krenarinë e të qenit shqiptar, shpalosin vlerat tona kombëtare para qytetit të Filadelfias. Edhe këtë vit, në datën 27 nëntor u organizua ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin e bashkisë, por për shkak të pandemisë që u cek më lart, këtë vit kjo ceremoni ishte e modifikuar: numri i pjesëmarrësve ishte i kufizuar, duheshin mbajtur maskat; muzika shqiptare jehonte në shesh, por nuk mund të vallëzonim si herëve të tjera. Megjithatë, pjesëmarrja ishte e lakmueshme dhe bashkatdhetarët ishin të lumtur të takonin, të uronin njëri – tjetrin, ndiheshin të lumtur, shprehninë kënaqësinë e krenarinë që Shqipëria dhe shqiptarët po nderohen në qytetin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, edhe përkundër këtyre rrethanave shqiptarët u mblodhën të bashkuar, ashtu siç na thërret Himni ynë Kombëtar: “Rreth flamurit të përbashkuar….” Për rregullimin e skenës, tribunës festive, si zakonisht, u angazhua zoti Haki Çollaku. Skena ishte zbukuruar me flamurin Kuq e Zi dhe atë amerikan. Gati të gjithë të pranishmit mbanin në duar flamujt Kuq e Zi dhe ata amerikanë. Fëmijet, shumica të veshur me veshjet tona kombëtare, gëzoheshin në mënyrën e tyre femijërore. Po ashtu, edhe koha ishte shumë e mirë, pjesërisht me diell dhe e ngrohtë.

 

Në emër të kryebashkiakut (Mayor-it) të Filadelfias, Jim Kenney, në këtë ceremoni merrnin pjesë Përfaqësuesja e Qytetit të Filadelfias (City Representative), zonja Sheila Hess dhe menaxheri i Veprimtarive dhe Projekteve Speciale po në të njëjtin department, z. Robert Nonemacker. Që në çastet e para të takimit tonë, zonjat Hess shprehu befasinë e saj të këndshme, që edhe përkundër rrethanave, kufizimeve, numri i pjesëmarrësve ishte i lakmueshëm. Ceremoninë e hapi zoti Sadik Elshani, i cili u uroi të pranishmëve 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe bëri disa njoftime lidhur me programin dhe specifikat e kësaj veprimtarie: mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Pastaj fjalën e mori z. Bujar Gjoka, kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Nga zyra përkatëse e Bashkisë na kishin njoftuar se këtë vit nuk do të ketë program e as fjalime, prandaj edhe z. Gjoka nuk u zgjat në fjalën e tij, por pasi i uroi bashkatdhetarët për Festën tonë Kombëtare dhe i falenderoi ata për pjesëmarrjen në këtë veprimtari të rëndësishme, ai i tha edhe disa fjalë për 28 Nëntorin dhe vendin që zë kjo datë në historinë tonë kombëtare. Pastaj u luajtën himnet kombëtare të ShBA-ve dhe Shqipërisë. Gjatë këndimit të Himnit tonë Kombëtar në shtyllë ngrihej flamuri Kuq e Zi, flamuri i shqiptarëve. Për të ngritur flamurin këtë vit u nderua z. Haki Çollaku, veprimtar i dalluar e i palodhur i shoqatës dhe i bashkësisë shqiptaro – amerikane të Filadelfias. Sipas programit e procedurave të qytetit të Filadelfias për veprimtaritë publike nën rrethanat e pandemisë, zonja Hess nuk mbajti fjalim sikurse herëve të tjera, por ajo vetëm i dorëzoi zotit Gjoka Proklamatën me të cilën kryebashkiaku i Filadelfias e nderonte Shqipërinë në përvjetorin e saj të pavarësisë dhe e shpallte ditën e premte, 27 Nentor, 2020 që të jetë dita e nderimit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Filadelfia. Ndër të tjera në tekstin e Proklamatës lartësohej historia e Shqipërisë, miqësia shqiptaro – amerikane dhe vlerësohej puna e ndihmesa e shqiptarëve në zhvillimin e përparimin e Filadelfias, duke sjellë kulturën e tyre, vlerat e larta kombëtare e njerëzore.

Pas këtyre fjalimeve të rastit përsëri edhe për disa çaste jehoi kënga dhe vallja shqiptare. Por, nuk u mbyll me kaq kjo veprimtari: Zoti Enver Parllaku i ftoi të gjithë të pranishmit që të shkonin për të pirë një kafe në restorantin që ai drejton. Është traditë të thuhet për një kafe, por z. Parllaku shtroi një drekë të pasur me të gjitha të mirat, pije e ushqim të mjaftueshëm (bollshëm) e të shijshëm. Edhe këtu bashkatdhetarët kaluan ça çaste të këndshme, biseda të përzemërta nën tingujt e muzikës shqiptare. Enveri është një bashkatdhetar bujar që i respekton traditat shqiptare të mikpritjes. Ai në restorantin e tij disa herë ka organizuar veprimtari fondembledhëse për të grumbulluar fonde monetare për godinën e re të shoqatës sonë dhe për t’i ndihmuar bashkëkombësit tanë në Shqipëri pas goditjes së tërmetit të vitit të kaluar. E falenderojmë Enverin për bujarinë, mikpritjen dhe atdhedashurinë e tij.

Kështu edhe këtë vit, në rrethana të modifikuara e të kufizuara, me plot sukses u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në Bashkinë e Filadelfias. Zemra të mbushet me kënaqësi kur e sheh duke valuar flamurin tonë në qytetin ku u shpallë pavaresia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk mund ta mbyllim këtë shkrim pa i shprehur falenderimet dhe mirënjohjen tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetit të Pennsylvanias dhe qytetit të Filadelfias që na kanë pranuar si qytetar të lirë e të barabartë, ku jetojmë, punojmë, studiojmë, rrisim familjet tona dhe me krenari e ngrehim flamurin tonë Kuq e Zi. Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë në botë u urojmë me gjithë zemër: Gezuar 28 Nëntorin! Ndërsa Shqipërisë sonë të dashur i urojmë mbarësi e përjetësi.

Nga Sadik Elshani

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

EMRI/ Koka e mafias shqiptare në Ekuador nën hetim edhe për pastrim të 31 mln dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit në Ekuador ka vendosur hetimin e Dritan Gjikës dhe 4 personave të tjerë për një rast të pastrimit të 31 milionë dollarëve.  Dritan Gjika është emër i njohur në Ekuador dhe njihet si drejtues i mafias shqiptare që vepron në vend. Së bashku me Gjikën, do të hetohen edhe: Mario S.; Carina E.; Carlos G.; dhe Pablo H. Shtatë kompani apo persona juridikë janë gjithashtu në proces hetimi. Gjyqtari ka urdhëruar ndaj tyre ndalim parandalues, sekuestrim të pasurisë dhe bllokimin e llogarive.

Më 7 shkurt, Policia Kombëtare, së bashku me Prokurorinë, arrestuan Julio L., Jonnathan L., Bryan L., Javier C. dhe Teresa P. si rezultat i operacionit të koduar “Pampa”, i cili u zhvillua në disa qytete të Ekuadorit, shkruajnë mediat ekuadoriane. 

Sipas Prokurorisë, përmes informacioneve konfidenciale u mësua se në Guayas, ndodhej një kompani transporti e dedikuar për transferimin e parave dhe substancave të paligjshme përmes kamionëve. Përveç se në Guayas, në Los Ríos, Cotopaxi dhe Santa Elena, vepronte një organizatë kriminale e dedikuar për pastrimin e parave të trafikut të drogës, e drejtuar nga Dritan Gjika dhe qytetarë të tjerë.

Për këtë u krijuan disa kompani të dedikuara për eksportin e produkteve bujqësore (kryesisht banane), blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, prodhimin e mishit dhe kanabisit. Këta shtetas kanë përfituar pasuri të ndryshme si automjete luksoze dhe pasuri të paluajtshme si toka, shtëpi, zyra, magazina dhe parkingje në katër provinca të vendit, sipas hetimit tatimor.

Continue Reading

Aktualitet

Kërcënimet e Metës ndaj Dumanit/ I ngarkuari i SHBA në Tiranë: Duam të shohin drejtësi

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, ka dhënë një intervistë për Zerin e Amerikës këtë të mërkurë.

Sipas tij e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron tek njerëzit e përfshirë në korrupsion, ndërsa shprehu shqetësim për sulmet e fundit ndaj Prokurorisë së Posaçme nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Mendoj se shqiptarët duhet të ndihen krenar se institucion e drejtësisë kanë ndërmarrë veprime kundër figurave politike të përfshitë në korrupsion, apo figurave të përfshirë në grupe të organizuara kriminale.

Nëse kam parë një gjë në 8 muaj e kaluar në vend, ajo që i bashkon është se duan të shohin drejtësi. Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë, nuk kanë vend këtu dhe nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Zbulohet një mjet tjetër që ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtjas, të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë zbuluar se autorët kanë përdorur edhe një makinë të tretë për t’u larguar nga vendngjarja.

Pas vrasjes së Bejtajt në vilën e tij në Larushkë, 4 autorët e dyshuar janë larguar me automjetin “Land Rover” që e kanë djegur në fshatin Hasan.

Pas këtij episodi, sipas hetimeve rezulton se grupi është ndarë në dy pjesë, ku për t’u larguar kanë përdorur një automjet tip “Golf”, si dhe automjetin e dytë të cilin policia po kërkon për të gjetur.

Automjeti i parë tip “Golf” që rezultoi në pronësi të të arrestuarit Edison Haxhiu, është larguar drejt Bubqit, ndërsa automjeti i dytë ka dyshime se është larguar në drejtim të qytetit të Kamzës.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka hedhur poshtë pretendimete e Edison Haxhiut dhe Ilir Beqarajt, dy të arrestuarit për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, pasi makina tip “Golf7” nuk ka qenë e pajisur me GPS për të monitoruar lëvizjet.

Janë dhjetra kamera sigurie që sipas hetimeve faktojnë lëvizjet e automjetit tip “Golf 7” pranë vendit të ngjarjes dhe pranë makinës që u dogj nga autorët e dyshuar.

Sipas dinamikës së ngjarjes, e rindërtuar nga grupi hetimor me hapjen eedhe të kamerave të sigurisë në bizneset pëerreth I gjithë atentati ka ndodhur për vetëm 2 minuta.

Rezulton se në orën 16:14 minuta të pasdites së 15 Marsit në rrugicën e banesës së Gentian Bejtajt, futen autorët me ‘Land Roverin” ngjyrë të zezë, ndërsa nga po të njëjtat pamje dy minuta më pas, në orën 16:16 largohet duke dalë në rrugën kryesore dhe lëvizur në drejtim të mbikalimit të Fushë- Krujës.

Continue Reading

Aktualitet

Marrja peng e policëve/ DASH thirrje Vuçiç: Serbia të vetëpërmbahet…

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe ka thënë se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, DASH u bëri thirrje autoriteteve serbe të veprojnë me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin në lidhje me qytetarët kosovarë të ndaluar në Serbi dje.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë më 18 prill.

Sipas autoriteteve kosovare, Serbia ndaloi mbi 1.400 kosovarë, teksa po kalonin transit nëpër Serbi.

Në mesin e të ndaluarve ishin edhe dhjetë zyrtarë policorë.

Autoritetet thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviq, Serbia ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë./REL

Continue Reading

Aktualitet

“Meta ka informacione se SPAK mund ta godasë”/ Trondit ish-kryeprokurori Hajdari

Të papranueshme e konsideron ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari gjuhën e përdorur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kryeprokurorit Altin Dumani.

I ftuar në “Top Talk” me Juli Xhokaxhi, Hajdari u shpreh se Meta ka kryer veprën penale të fyerjes së gjyqtarit.

“Kjo është gjuhë e papranueshme, nuk i bën nder as personit në fjalë, as Shqipërisë. Minimum, ka veprën penale të fyerjes së gjyqtarit. Do jetë gabim nëse Dumani inicion një kallëzim për këtë vepër.

Kjo është gjuhë që tregon se personi në fjalë ka informacione që SPAK-u mundet ta godasë, rruga që ka zgjedhur duke përzierë në një çorbë familjen, partinë e bashkëpunëtorët, nuk është situatë e mirë. Nga ana tjetër, duhet të themi se Dumani ka marrë mbështetje nga KLP, ambasada amerikane, britanike, BE. Publiku shqiptar e shoqëria civile mbështet SPAK-un”.

Sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë të ngjashme me ato të grupeve kriminale, tha ish-kryeprokurori.

“Kjo historia që sa herë goditen pjesë që nuk janë në mazhorancë, thuhet se SPAK po kontrollohet nga qeveria, nuk është e para. Po bëhet telenovelë. Nuk është kjo gjuha që ndihmon punën e SPAK-ut. Është e ngjashme me sulmet që kanë bërë grupet kriminale në Itali psh. Kjo duhet t’i stimulojë më shumë të ruajnë qetësinë”.

Duke inkurajuar prokurorët e posaçëm, Hajdari tha se “asnjë nuk duhet të frikësohet”.

“Dua të them që prokurorët ballafaqohen me njerëzit në hetim e kanë në sallën e gjyqit. Në sallë, ne kemi marrë edhe kërcënime live, për prokurorët nuk është kërcënim që i dëgjojmë për herë të parë, ndryshimi është që këto fyerje po i marrin nga televizioni. Prokurorët nuk duhet të frikësohen”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING