Connect with us

Bota

Shtëpia e Bardhë: “Nuk do ta kontrollojmë koronavirusin”

Published

on

Me rritjen sërish të rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows deklaroi të dielën se vendi “nuk do ta kontrollojë pandeminë”.

Zoti Meadows i tha gjithashtu televizionit CNN, “Ne do të kontrollojmë faktin që do të marrim vaksina, terapi dhe masa lehtësuese në aspekte të tjera”.

Në një intervistë me gazetarin Jake Tapper, zoti Meadows mbrojti politikën për pandeminë të Presidentit Donald Trump. Komentet vijnë vetëm nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.

“Jemi shumë më mirë se sa do të kishim qenë. Presidenti i ka bërë të gjitha,” tha zyrtari, i cili shtoi se kandidati Biden “do t’i fuste të gjithë në izolim”.

Zoti Biden, i cili është më përpara se Presidenti Trump në shumicën e sondazheve në shkallë vendi si dhe në shtetet fushë-betejë, u kundërpërgjigj menjëherë, duke thënë se Presidenti Trump ka provuar që është i paaftë për të kontrolluar shpërthimin e virusit.

“Nuk ishte një lajthitje nga zoti Meadows,” tha kandidati Biden në një deklaratë. “Ishte një pranim i sinqertë i asaj që strategjia e Presidentit Trump ka qenë e qartë që nga fillimi i kësaj krize: të valëvitësh flamurin e bardhë të humbjes dhe të shpresosh që duke e injoruar atë, virusi thjesht do të zhduket. Kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë.”

Zoti Biden shtoi, “Presidenti Trump dhe administrata e tij duhet t’i kishin dëgjuar me kohë shkencëtarët, të kishin marrë masa dhe ta kishin marrë seriozisht kërcënimin e një virusi që kushton mijëra jetë çdo javë, duke mbyllur shkollat ​ dhe duke detyruar miliona amerikanë të mbeten pa punë.”

SHBA kanë regjistruar deri tani një rekord botëror prej 225,000 vdekjesh dhe 8.6 milion infektimesh, sipas Universitetit Johns Hopkins. Më shqetësuese është rritja e shpejtë e numrit të rasteve të reja, me 32% duke arritur në më shumë se 68,000 në ditë javën e fundit dhe në 84,000 të shtunën e kaluar.

Zyrtarë të shumtë të administratës Trump nuk i kanë ndjekur me rreptësi këshillat e ekspertëve qeveritarë të shëndetit për të mbajtur maska dhe për distancim fizik nga njerëzit e tjerë. Të shtunën vonë, zyrtarët njoftuan se Marc Short, shefi i kabinetit të Zëvendës Presidentit Mike Pence, dhe disa ndihmës të tjerë të zoti Pence janë infektuar me koronavirus.

Presidenti Trump mban tubime të përditshme fushate, ku pak nga mbështetësit e tij mbajnë maska, shpesh vetëm ata që ulen në radhët prapa tij dhe që kapen nga kamerat televizive, por jo ata të cilët qëndrojnë grumbull përpara presidentit.

Zoti Meadows tha se fushata e zotit Trump shpërndan maska nëpër tubime por nuk i detyron njerëzit t’i mbajnë ato.

“Është një shoqëri e lirë,” tha zoti Meadows, duke e lënë në dorë të secilit përdorimin e maskës. Presidenti Trump rrallë shihet në publik me maskë, ndërkohë që rivali i tij demokrat e përdor vazhdimisht atë kur bën fushatë para grupeve të vogla të mbështetësve ose virtualisht.

Bota

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa drejt Perëndimit

Published

on

By

Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa lundrimi në drejtim të Perëndimit, njofton agjencia kombëtare e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap.

Mëngjesin e sotëm, ne kemi detektuar dy raketa lundruese të lëshuara nga Koreja e Veriut në Detin Perëndimor nga Onço, në provincën e Pionganit Jugor”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në.

“Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut po analizojnë specifikat, sikurse është distanca e fluturimit të këtyre raketave”, shtoi ky zyrtar.

Testimi i lëshimit të raketave u regjistrua pikërisht sot, në ditën kur presidenti i ri konservator Yoon Sok-gil plotësoi 100 ditë në pushtet në Korenë e Jugut.

Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Continue Reading

Bota

80-vjeçari sulmohet me thikë për vdekje nga të rinjtë

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një i moshuar teksa po lëvizte me skuter është qëlluar me thikë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Thomas O’Halloran, i përshkruar nga fqinjët si një njeri që “gjithmonë buzëqeshte”, u sulmua në Greenford, në perëndim të Londrës, ditën e djeshme rreth orës 16:00. Mësohet se i moshuari ishte një njeri dashamirës, që i ka ardhur në ndihmë refugjatëve ukrainas duke mbledhur para dhe ndihma për ta.

Ai u shpall i vdekur në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën. Viktima u identifikua ditën e sotme, teksa banorët thanë se e kishin parë të rrethuar nga një grup të rinjsh para se të vritej. Frasley Coutinho, i cili jeton pranë vendit të ngjarjes, tha se: “Pashë disa njerëz që mblidheshin rreth tij dhe më pas ai kaloi me skuter, ndaloi më lart dhe u rrethua nga një grup djemsh të rinj”.

Banorët e tjerë thanë se O’Halloran i binte shpesh fizarmonikës për të mbledhur fonde në mbështetje të ukrainasve. Hitesh Patel, 62 vjeç, një pronar dyqani në stacionin Greenford aty pranë, tha për Evening Standard se: “Ai gjithmonë kishte një flamur të Ukrainës në pjesën e përparme të shportës së tij. Aty thuhej “Ndihmë për Ukrainën”. Ai ishte një njeri shumë i mirë, i sjellshëm.”. Nuk ka pasur të arrestuar, por oficerët po hetojnë për vrasjen, e cila ndodhi në një zonë të qetë të Greenford, në perëndim të Londrës dhe kanë bërë thirrje që dëshmitarët të japin detaje rreth asaj që panë në çastin e krimit. Autoritetet po punojnë për të informuar të afërmit e të ndjerit.

Sadiq Khan, kryebashkiaku i Londrës, tha se ishte “i shkatërruar” nga lajmi dhe bëri me dije se po fliste me Policinë Metropolitane, për të shtuar sigurinë në zonë. Kjo është vrasja e 58-të që raportohet në Londër këtë vit dhe mendohet se kjo është vrasja e gjashtë në kryeqytet në katër ditët e fundit. Pas denoncimit të krimit policia mbërriti në vendngjarje së bashku me një ambulancë për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit, por fatkeqësisht ai nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

 

 

Kësisoj, mbrëmë forcat e policisë rrethuan një kryqëzim T midis Cayton Road dhe Runnymede Gardens, ku kanë qëndruar gjatë gjithë natës.
Simran Advani, 25 vjeç, një menaxher prone që jeton pranë zonës ku u krye vrasja, tha se ajo shihte shpesh një burrë të moshuar teksa lëvizte me skuter. “Ai gjithmonë buzëqeshte, ishte një plak i mirë”, tha ajo. “Kjo është një zonë shumë e qetë, nuk dëgjon kurrë zhurmë në këtë rrugë. Është e frikshme që një burrë në të 80-at të vritet këtu. Shumica e njerëzve në këtë rrugë janë të moshuar, nuk dëgjon asnjë zhurmë dhe nuk shikon kurrë të rinj”. Khan shkroi në Twitter: “Jam i shkatërruar që një i moshuar u vra në një sulm të tmerrshëm këtë mbrëmje. Ngushëllime të sinqerta për të afërmit e viktimës. Jam në kontakt të ngushtë me Policinë e Met që ka një prezencë shtesë të uniformuar në zonë. I bëj thirrje kujtdo që ka informacion të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.”.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon ndihmësmjekët që vrapojnë drejt vendit të ngjarjes, i cili ishte rrethuar nga policia. Në përgjigje të videos, një tjetër përdorues i Twitter ndau fotografi të zonës së rrethuar në orën 18:39. Kryeinspektori i detektivit Jim Eastwood, i komandës së specializuar të krimit të Met, tha: “Oficerët e mi po punojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me këtë njeri dhe ne kemi nevojë për ndihmën e dëshmitarëve okularë.

“Unë po kërkoj që kushdo që ka filmime me kamerë të na kontaktojë nëse për të zbuluar identitetin e agresorëve”. “Viktima ishte duke lëvizur me një skuter, në atë moment. Nëse e keni parë viktimën ose keni pikasur dikë që vepron në mënyrë të dyshimtë në zonë, është e domosdoshme që të kontaktoni”, tha Eastwood.

Continue Reading

Bota

Estonia ndalon hyrjen e turistëve rusë

Published

on

By

Estonia ka vendosur të mbyllë kufirin e saj për Rusinë, duke ndaluar hyrjen në vend të shtetasve rusë me viza turistike.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga nesër, 18 gusht, raporton Reuters.

Në këtë mënyrë Estonia bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian që ndalon hyrjen e turistëve rusë në territorin e saj.

“Bëhet fjalë për mbi 50,000 viza të vlefshme dhe pjesa dërrmuese e tyre do të bllokohen nga 18 gushti. Personat që mbajnë këto viza do të bllokohen të hyjnë në Estoni. Së dyti po shqyrtojmë mundësinë e mbylljes së kufirit ruso-estoni për të gjithë shtetasit rusë që hyjnë në zonën Shengen ose në territorin estonez”, tha një zyrtar.

Ndërkohe kreu i rojes kufitare thotë se pas fillimit të luftës në Ukrainë, numri i shtetasve rusë që kalojnë kufirin ka vazhduar të rritet.

Continue Reading

Bota

Boris Johnson shfaqet me pamje të ‘çuditshme’

Published

on

By

Boris Johnson vazhdon pushimet i shkujdesur në Greqi, ndërkohë që opozita në Britani po “vlon”, duke e akuzuar atë se në thelb e ka lënë vendin “pa kokë” në javët e fundit të administratës së tij.

The Sun ka ndarë foto të reja të kryeministrit britanik me familjen e tij në një liman të izoluar në Evia.

Ai ndodhej i shtrirë në rërë teksa lexonte një libër.

Vendasit e habitur se si Johnson e kishte gjetur atë vend” të shkretë” thanë se ai dukej i shkujdesur ndërsa lexonte libri, kurse djali i tij 2-vjeçar luante aty pranë.

Një pushues tha: “Unë nuk e kam idenë se si Boris e gjeti atë plazh, edhe vendasit që kanë jetuar këtu për vite nuk e dinë atë.”

Kryeministri ishte parë  më herët duke mbërritur në Aeroportin e Athinës në fundjavë dhe duke mbajtur çantën fëmijës.

Johnson javën e kaluar u kthye nga udhëtimi i tij i muajit të mjaltit në Slloveni me Carrie.

Continue Reading

Bota

Putin: SHBA-ja po përdor Ukrainën për interesat e veta

Published

on

By

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar sërish Perëndimin për luftën në Ukrainë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të zgjasin konfliktin, ndërsa theksoi se Perëndimi po përdor Ukrainën si “top” për interesat e veta.

“Vendet perëndimore, kanë nevojë për konflikte për të ruajtur hegjemoninë e tyre, dhe për këtë ata kanë destinuar popullin ukrainas të përdoret si mish për top, duke mbyllur një sy ndaj përhapjes në Ukrainë të ideologjisë neo-naziste, deri në masakrat e banorëve të Donbasit”, tha Putini gjatë një fjalimi në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të organizuar në Moskë.

Gjithashtu presidenti rus tha se vendet perëndimore po kërkonin të zgjeronin një “sistem të ngjashëm me NATO-n” në rajonin Azi-Paqësor.

“Aventura amerikane në Tajvan nuk është thjesht një udhëtim i një politikani individual të papërgjegjshëm, por pjesë e një strategjie të qëllimshme dhe të ndërgjegjshme të SHBA-së. Është një demonstrim i pacipë i mosrespektimit të sovranitetit të vendeve të tjera,” nënvizoi Putin.

Për më tepër, kreu i Rusisë paralajmëroi se SHBA po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve të saj nga “problemet akute” si “rënia e standardeve të jetesës, papunësia, varfëria dhe deindustrializimi”, duke përdorur Moskën dhe Pekinin.”

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING