Connect with us

Aktualitet

Sistemi tre-kolonësh, nevojë e kohës dhe zgjidhje e problemit të pensioneve

Vendi ynë po plaket me shpejtësi. Nëse tetë vite më parë një në çdo tetë shqiptarë në Shqipëri ishte mbi 65 vjeç, tani jemi një në çdo pesë qytetarë! Çdo vit skemës së pensioneve shtetërore i shtohen edhe 15-16 mijë pensionistë. Për trevjeçarin 2023 -2025, skemës shtetërore të pensioneve do të shtohet edhe me rreth 45 mijë pensionistë të rinj. Mesatarisht me rreth 15 mijë në vit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, kosto financiare mbi shtetin e pensionistëve e rinj do të jetë rreth 27 miliardë lekë, ose rreth 228 milionë euro për 2023-2025, ose rreth 78 milionë euro në vit. Nisur nga kjo situatë, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve zhvilloi më 15 qershor, në Tiranë, konferencën e parë rajonale me temë “Pensionet Private në Fokus”. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Shoqatës dhe njëherazi CEO i “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, z. Elvis Ponari, ndër të tjera, u shpreh se, jo vetëm që ka ardhur koha, por me zhvillimet ekonomike e demografike, është domosdoshmëri urgjente, një sistem pensionesh shumëkolonëshe. Sipas tij, kjo i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, një pension më i favorshëm, me përfitime më të larta.

“Kolona e Dytë është sigurimi i pensiomit nga punësimi me financim kapital ku çdo i siguriar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (Kolona e Parë) paguan një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh. Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave tē siguruar përbëhen nga dy burime: një pension nga skema e sigurimit të detyrueshëm shtetëror dhe një pension nga skema e sigurimit të pensionit nga punësiminme financim kapital”, tha ndër të tjera ai.

Teksa Parlamenti pritet të votojë Ligjin e ri për Pensionet Private, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë, z.Eduard Shalsi, i pranishëm në Konferencë tha:

 “Kemi në diskutim një projektligj të ri për fondet e pensioneve private, të cilin presim ta miratojmë shumë shpejt dhe që mundëson adresimin e disa problematikave dhe mangësive të ligjit ekzistues, miratuar 1️3 vjet më parë.

E kemi konsultuar gjerësisht projektligjin me grupet e interesit dhe institucionet e përfshira, ku kemi reflektuar një pjesë të mirë të komenteve të tyre

Sigurisht, ka ende nevojë për përmirësime për të cilat dyert tona mbeten të gjithmonë të hapura, por kam bindjen se kemi hedhur një hap të parë të mirë dhe cilësor për të gjithë tregun, për të cilin në fakt shumë më shumë duhet të bëhet në drejtim të ndërgjegjësimit dhe edukimit të qytetarëve për konceptin dhe benefitet e pensioneve private”.

 Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, z.Astrit Hado u shpreh se pensionet private nuk janë rivale të pensionit shtetëror por mbështetëse të njëra-tjetrës.

Ne nuk jemi konkurrentë por komplementarë të njëra-tjetrës për të realizuar një kontribut të denjë për qytetarët. Atë që nuk realizojmë dot ne, e plotëson skema private dhe e kundërta duke realizuar një mbrojtje shoqëore të kënaqshme. A ka mundësi Shqipëria sot dhe a duhet të krijojë kolonën e dytë? Shprësoj që kjo konferencë ta bëjë kërë, të shtrojë si mund të bëhet, kur mund të bëhet sepse ky është një proces reformimi që kqrkon një diskutim te gjerë, kërkon angazhimin e të gjithëve qe produkti të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme nga të gjithë”, tha z.Hado.

Modelet për Shqipërinë janë gati, thjesht duhen implementuar

Modelin me tre kolonat, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj, i/e gjemë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet private (kolona e II).

Me plotësimin e moshës, çdo njeri merr dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

Vetëm tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk e kanë plotësuar sistemin e pensioneve me “Kolonën e Dytë”. Kjo përbën një nga arsyet themelore, pse niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Për kushtet ku ndodhet Shqipëria, futja e një sistemi privat pensionesh (Kolona e Dytë) është shumë i përshtatshëm. Kjo, për 3 arsye.

Së pari, në Shqipëri afro 75-80% e PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) vijnë nga sektori privat.

Së dyti, përafrimi i ligjislacionit edhe në fushën e sigurimeve shoqërore është kusht për t’u anëtarësuar në familjen e përbashkët europiane (BE).

Së treti, këto skema ndihmojnë më mirë ekonominë e vendit duke mobilizuar paratë e lira të popullatës, nëpërmjet investimeve të tyre në instrumenta financiarë afatgjatë 5-10 vjeçarë (Obligacioneve Shtetërore).

Përfitimet nga skema individuale

Filloni të kontribuoni qoftë edhe me vetëm 1,000 lekë në muaj;

Personalizojeni llogarinë tuaj duke kontribuar sipas dëshirës ose të udhëzuar nga këshilltarët e Fondit;

Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);

Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;

Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;

Mund të përfitoni pensionin vullnetar 5 vjet para moshës zyrtare të daljes në pension;

Investimet në fond janë të përjashtuara nga tatimi mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali;

Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);

Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;

Transparencë e plotë;

Anëtarët pajisen me një “username” dhe “password” të cilat mund ti përdorin në çdo moment për të kontrolluar llogarinë e tyre personale online. Në këtë llogari paraqiten të gjitha kontributet e kryera, norma e kthimit të fondit dhe informacione të tjera;

Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.

 Përfitimet për Biznesin

Pjesë e politikave të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga bizneset e tjera konkurrente;

Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij, vlerësohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250,000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet si shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit;

Punëdhënësi përcakton në kontratë “periudhë kushtëzimi”, periudhë për të cilën punonjësi duhet të punojë në kompani në mënyrë që të mund të përfitojë këtë benefit të punëdhënësit.

Ulje e largimit të punonjësve;

Punonjës më të motivuar dhe produktivë.

Sot, pensionet private janë një skemë sociale që operojnë në Shqipëri prej 17 vitesh dhe përfaqësohen nga kompanitë më në zë dhe të suksesshme të vendit, me synimin e vetëm: një pension shtesë për çdo qytetar në momentin që ndalon së punuari.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në 5.97 miliardë lekë, në rritje me 4.7% që nga fillimi i vitit dhe me 22.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por për nga vlera e aseteve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

Deri në fund të 3-mujorit të parë 2023, në treg ishin aktive pesë fonde pensionesh private, me SIGAL UNIQA Fond Pensioni që vijon lidere në treg sa i përket aseteve neto, 43.43% të totalit.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme, por mbi një bazë të ulët ndërsa depërtimi i këtyre skemave ngelet ende shumë i ulët.

Vetëm 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend po kontribuojnë për një pension privat, shifër që tregon një nivel ende shumë të ulët.

 

 

 

 

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING