Politike
SPAK i vërtetë fillon tani/ Almer Toska: Nga sot, të gjithë duhet të frikësohen
Analisti Almer Toska, i pyetur nga Red Varaku, moderator i Emisionit ‘Jashte Kontrollit’ ne NTV Televizion, se cila eshte prognoza e tij per ate qe ka ndodhur gjate ketij viti, duke filluar me Erion Veliaj, Belinda Ballukun dhe se fundmi me Ergys Agasin, tha se: ajo qe ne perceptojme si SPAK, sic dhe e duam ne pa hezitime dhe i pa perfolur, eshte periudha qe do filloje tani me zotin Braho ne krye te institucionit.
“Ajo qe kemi pare deri tani, nuk ka qene SPAK i mirfillte per te bere drejtesi sic e kane pritur shqiptaret. Sepse per sa kohe i kane lene vend keqkuptimeve apo keqinterpretimeve, per sa kohe prokuroret i kane lene vend edhe dyshimeve per ndonje kapje nga politika, njerezit kane dyshuar…Fakti qe tani amerikanet me shume se kurre duan qe ky institucion te veproje sipas ligjit, tani duhet te frikesohen te gjithe pa perjashtim. SPAK ka bere rrugetimin e tij fillestar qe te rritej apo qofte edhe te gabonte. Altin Dumani e ka thene publikisht qe me Ilir Meten eshte gabuar. Kete e kane pranuar nen ze edhe amerikanet. Disa dosje gjykata i ka rrezuar, pra prokuroret kane gabuar. Qe Ilir Meten e donin ne burg eshte fakt, e donin ne burg amerikanet jo Altin Dumani. Por amerikanet nuk e donin ne burg me formen qe u krye arrestimi, prandaj dhe e kane pranuar se u gabua. Situata duhej menaxhuar edhe me mire, jo alla shqiptarçe. Kjo krijoi perceptimin qe SPAK funksionon si JUNTË. Drejtesia jep rezultate mbi premise te bazuara ne fakte dhe jo ne perceptime politike si ‘ne duhet te pastrojme skenen’. Nga sot SPAK do funksionoje mbi prova. Deri dje kemi pare ambasadoren e SHBA qe ka inicuar arrestime. Ka qene e perfshire drejtperdrejte ne pavaresine e SPAK.