Connect with us

Aktualitet

SPAK mund të ketë përgatitur një goditje më të fortë për Berishën

Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të marte në SPAK pas muajsh të tërë duke bërë manovra me masën e tij të sigurisë.

Analisti Artur Zheji ka thënë në emisionin “Real Story” se kjo mund të ketë dy anë të historisë, ku e dyta është që SPAK mund të ketë përgatitur një goditje më të fortë në vazhdim.

Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi ndau të njëjtin mendim, por duke theksuar se ish-kryeministri nuk ka qene kurrë i ngacmuar nga drejtësia, si në ’97 apo për çështjen ‘Gërdeci’ dhe për ’21 Janarin’.

Zheji: SPAK ndoshta janë me të vërtetë jashtëzakonisht të kënaqur dhe nuk u besohet që po u vjen Saliu, doktori aty si “Çeçua”, kur hyn kërkon gjeneralitete me avokat. I duket kaq magjike, sa po e tolerojnë këtë pjesë. Ky është leximi i parë. Ndërsa leximi i dytë është që ndoshta kanë përgatitur një goditje të dytë shumë të fortë dhe e lënë këtë teatrin e vogël sepse më pas do të vijë një goditje e madhe e akuzës dhe investigimit që ata bëjnë. Këto dy aludime shoh unë, por prirem të besoj të parë. Akoma nuk arrij ta besoj, sepse po ta marrim regjistrat e historisë, është hera e parë që doktori kapërcen dyert e drejtësisë.

Minxhozi: Ajo që thotë Zheji bën sens nëse vendoset në kontekstin shqiptar, që Berisha nuk ka qene kurrë i ngacmuar nga drejtësia. Ka kaluar ato vitet e famshme 97-98, Gërdecin, 21 Janarin deri tani të paktën. Janë momente ku mosprezenca e drejtësisë së këtij shteti është ulëritëse. Një ngjarje me 4 të vrarë, dy janë pa autorë në mes të Tiranë me 30 kamera që janë non stop. Imagjino nivelin e dokumentimit faktik të provave që ka qene prokuroria në gjendje të mbledh dhe nuk i ka mbledhur. Kur nuk gjendet se kush i vrau dy njerëz nga 4 në Bulervardin e Tiranës nuk kanë si gjenden në Sarandë.

Aktualitet

Dosja”5D”/ Apeli rrëzon kërkesën e 5 zyrtarëve të bashkisë Tiranë, lë në fuqi masën e sigurisë të GJKKO

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 18 akti, datë 29.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim R.M., M.Q., T.T., J.Z. dhe E.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 28, datë 28.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 28, datë 28.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.

 

 

Miratimin e vendimit nr. 35, datë 30.03.2024 të të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket disponimeve kundrejt apeluesve z. J.Z., z. T.T., znj. E.Z., z. M.Q. dhe z. R.M.

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Continue Reading

Aktualitet

Cilët zyrtarë u liruan nga burgu pas miratimit të amnistisë? Reagon SPAK, zbulon kush përfitoi

SPAK ka dhënë detaje në lidhje me personat që përfituan pas miratimit të ‘Amnistisë Penale’.

Gjatë një reagimi për ‘Top Channel’, SPAK nënvizon se rreth 40 persona mund të përfitojnë nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 të tjerë mund të jenë subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji.

Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona. Ndërkohë është 1 person i cili ka përfituar ulje dënimi 1 vit e 6 muaj burgim por vazhdon dënimin për pjesën tjetër te pa vuajtur të dënimit.

Njoftimi nga SPAK:

“Nisur nga rëndësia e ndikimit të ligjit nr.33/2024 “Për Dhënie Amnistie” në politikën penale të subjekteve e hetuara nga SPAK, është kryer një analizë e detajuar ku te dhënat janë rakorduar edhe me institucionet e tjera publike. Nga ky përditësim i analizës, arrihet në përfundimin se janë rreth 40 persona të cilët mund të përfitojnë nga përjashtimi i dënimit dhe rreth 60 persona të cilët mund të jenë subjekt i përfitimit të uljes së dënimit sipas këtij ligji. Numri i personave të cilët janë liruar nga burgu si rezultat i uljes se dënimit është 15 persona. Ndërkohë është 1 person i cili ka përfituar ulje dënimi 1vit e 6 muaj burgim por vazhdon dënimin për pjesën tjetër te pa vuajtur të dënimit.

Në mënyrë më të detajuar rezulton se:

• Referuar veprave penale të nenit 75/a paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, përjashtohen nga vuajtja e dënimit sipas nenit 3 të ligjit nr.333/2024 “Për Dhënie Amnistie” vetëm personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 (Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik), të ndarë në vite si më poshtë:

• Për vitin 2023 janë 18 persona;
• Për vitin 2024 janë 22 persona.

Sqarojmë se në total janë 40 persona të cilat kanë përfituar nga amnistia e mësipërme pasi për sa i përket vitit 2021 dhe viti 2022, personat e dënuar për këtë vepër penale që përfitojnë ulje dënimi e kanë vuajtur tashmë dënimin e dhënë nga gjykata.

• Sipas nenit 5 të këtij ligji ku përcaktohen kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit, rezulton se:

Për vitin 2023 përfitojnë ulje dënimi 44 persona të dënuar si më poshtë:
• Të dënuar me burgim dhe të liruar nga burgjet janë gjithsej 10 persona dhe 1 person përfiton ulje për shkak të ligjit për dhënie amnistie por vazhdon vuajtjen e dënimit për pjesën tjetër të mbetur, pra gjithsej 14 persona që përfitojnë nga ligji i mësipërm.
• Të dënuar me kusht janë gjithsej 33 persona.
2.2 Për vitin 2024 përfitojnë ulje dënimi në total 16 persona të dënuar si më poshtë:
• Të dënuar me burg dhe të liruar nga burgu jane 5 persona.
• Të dënuar me kusht jane 4 persona.
• Të dënuar me orë pune janë 7 persona.

Continue Reading

Aktualitet

Beogradi mbështet procesin e Lajçakut për formimin e asociacionit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, së bashku me ambasadorin Marko Gjuriç, ka biseduar me ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-IT në Beograd si edhe me përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, si dhe situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Petkovic ka përcjellë një mesazh të qartë nga Beogradi për domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, të cilën serbët në Kosovë e kanë pritur për 11 vjet, dhe në këtë kuptim, ai theksoi se Beogradi i vlerëson dhe i mbështet shumë përpjekjet e bëra nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak.

Petkovic u ka kujtuar bashkëbiseduesve se delegacioni i Beogradit ka pasur disa takime konstruktive vitin e kaluar për Draft Statutin me ekspertë të BE-së, por që fatkeqësisht ato bisedime u ndalën në momentin kur Albin Kurti mori vendim të njëanshëm për heqjen e dinarit në Kosovë.

Lidhur me çështjen e dinarit, ai theksoi se bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira dhe se delegacioni i Beogradit ka paraqitur propozimet dhe komentet e tij për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga vendimi i Prishtinës për të pezulluar përdorimin e dinarit dhe transaksionet e pagesave. Sipas tij, ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht, sepse vë në pikëpyetje mbijetesën fizike të popullit serb në Kosovë.

Përveç kësaj, Petkoviç shtoi se dhuna e përditshme e ushtruar nga regjimi i Prishtinës ndaj serbëve dhe urrejtja ndaj gjithçkaje serbe në Kosovë kërcënon stabilitetin e fituar me vështirësi në terren dhe në të gjithë rajonin.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjeli: Vjeshta politike e këtij viti, më e nxehtë se vera për Ilir Metën

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Top Story”, ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon mundësisë që Ilir Meta të arrestohet me urdhër të SPAK.

Vangjeli tha se kanë ardhur letërporosi nga SHBA, një vend i BE dhe pritet përgjigjie edhe nga një tjetër vend që nuk është më anëtar i Bashkimit Europian, duke nënkuptuar Britaninë e Madhe.

“Ka ardhur një përgjigjie nga SHBA, ka ardhur një përgjigjie nga një vend I BE dhe pritet edhe një letërporosi nga një vend që nuk është më anëtar i BE.

Nuk dihet kur vjen letërporosia. E vetmja gjë që do iu them është se vjeshta e këtij viti do jetë më e nxehtë se vera”- u shpreh Vangjeli ndër të tjera.

Continue Reading

Aktualitet

Arian Çani: Erion Veliaj është një lojtar shumë i fortë, ja pse Rama nuk e ka “shitur”

Gazetari Arian Çani komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë Tiranë me rastin e dhënies së titullit Qytetar Nderi për Ali Ahmetin.

Teksa kjo vizitë vjen pas paraqitjes së Veliajt në SPAK dy ditë më parë, Çani u shpreh se nuk beson që Rama të ketë “lëshuar” Veliajn, sepse përndryshe sipas tij do ta shmangte këtë ceremoni që mund ta kishte organizuar diku tjetër dhe jo në bashki.

“Unë mbroj hipotezën që për mua Rama nuk e ka lëshuar Veliajn dhe kam një arsye të mendoj kështu.

Se Veliaj është një nga gur i madh themeli për fushatën për zgjedhjet që po vijnë dhe bëj një llogari të thjeshtë, kjo udhëheqje e PS nuk e fsheh më lojën, nuk shkon me kartën e ndershmërisë.

Janë duke shkuar me kartën që faji është individual.

Nëse keni gjë për mua, thotë Rama, shkoni në SPAK. Të njëjtën gjë po bën edhe Veliaj.

Nëse e ka shitur, a i intereson? Kush do jetë kali i tij i betejës 1 vit para zgjedhjeve?

Veliaj ka krijuar një strukturë të fortë, edhe ekonomike. Nëse do e kishte shitur, Rama nuk do shkonte fare sot në bashki.

Mund të ndryshonte protokollin dhe ta organizonte ceremoninë në një vend tjetër”, tha Çani.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING