Pinknews
Surprizë – Tolgahan dhe Almeda Abazi do të bëhen prindër për herë të dytë
Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato turke.
Ajo bashkë me aktorin turk Tolgahan Sayisman janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.
Vetëm pak minuta më parë, aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan Sayisman kanë dhënë lajmin më të bukur për ndjekësit.
Alemda është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë të çiftit dhe ata janë në qiellin e shtatë nga lumturia.
Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqet me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mban me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.
“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”- shkruan Almeda.
Gjithashtu të njëjtin postim Tolgahan e ka shoqëruar me fjalët:
“Dhurata më e madhe, momenti më i bukur! S’mund të jem më i lumtur!”