✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Projekti SheADS/ Vajzat kanë vend në çdo arenë

Me mesazhin se “Sporti nuk njeh kufij”, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja promovoi vajzat sportiste të cilat përmes punës së palodhur, përkushtimit dhe sakrificave të përditshme po dëshmojnë se talenti dhe suksesi në sport nuk kanë gjini.

Ministri Gonxhja përcolli në rrjetet sociale shembullin e tri sportisteve të reja: futbollistes Amarda Xhebrahimi, qitëses Sindi Sula dhe mundëses Albina Drazhi, të cilat me rezultatet e tyre po thyejnë stereotipet e trashëguara për disiplina që tradicionalisht janë konsideruar si sporte për meshkuj, duke treguar se këmbëngulja dhe pasioni janë çelësi i arritjeve të mëdha.

Advertisement