Connect with us

Aktualitet

“Tani hiqi brek*t, ule kokën dhe shih mes kofshëve”- Rita Petro: Më sulmuan…

Ishte viti 2014 kur shkrimtarja Rita Petro, botoi librin me poezi “Vrima” me të cilin fitoi çmimin si libri me poezi më i mirë atë vit dhe ky çmim iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Marrja e çmimit, ngjalli aq shumë debat për librin që në Shqipëri e konsideruan erotik dhe u sulmua jo pak nga opinioni në Tiranë.

Por, shkrimtarja Rita Petro që po merr pjesë më shtëpinë botuese Albas në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino,  që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve i është rikthyer edhe njëherë zhurmës së këtij libri rreth një dekadë më parë, ndërsa jep një intervistë për median italiane.

“Vëllimi im Vrima, shumë i diskutuar dhe i sulmuar nga komentatorët shqiptarë, por shumë i suksesshëm, i përkthyer dhe i botuar në Francë, Rumani, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe së shpejti do të jetë edhe në Gjermani dhe Itali, është fokusuar pikërisht në lirinë e individit, konkretisht të grave dhe është një himn për dashurinë fizike dhe shpirtërore. Në fund të fundit, arti ka lindur për të provokuar, përndryshe nuk do të ekzistonte.

Ju bëni gabim duke e quajtur poezinë time erotike (nuk dua të merrem me askënd që e quan pornografike). Vargjet e mia nuk i përkasin zhanrit erotik: mund të gjendet erosi, filozofia e jetës dhe e vdekjes, e cila përbën dilemën e çdo njeriu, i lindur i lirë dhe i vërtetë dhe që vetëm pasi ka jetuar në një iluzion, bëhet pis dhe burgoset nga zinxhirët e shoqërisë, institucionit, familjes, arsimit, politikës dhe fesë.

Mendoj se shoqëria e hapur ndryshon nga shoqëria e mbyllur, e cila lufton që këta kufij të mos jenë të ngurtë, por të hapen dhe zgjerohen sipas lirisë së individit. Kush mund të ketë një rol avangardë në këtë drejtim, nëse jo arti”, i përgjigjet Rita Petro pyetjes së gazetares.

Këtë vit, Rita Petro iu prezantua publikut me romanin “lindur së prapthi” që u mirëprit nga publiku dhe lexuesi shqiptar.

Poezia që trazoi rrjetin

Tani je në dorën time!

Kush je ti?

MASHKULLI yt.

Çfarë është ky këtu?

Penisi. Preke me dorë.

Uau… Sa i madh po bëhet?! Lëviz si me magji?!

Tani hiqi brekët, ule kokën dhe shih mes kofshëve…

Kjo është…? Lulja ime.

Ha ha ha… akoma me përralla ti? Vagina! Përsërite: Vagina!

Uau… Vagina ime

Tani mësoje mirë: Kur ky imi futet këtu, ky quhet seks. Pas kësaj mund të hedhim farën. Ose thjesht të bëjmë qejf.

Nuk dua… nuk dua… jam e virgjër. Dua të vdes e virgjër. Më mjaftojnë kukullat për të luajtur. Dhe Piter Pani për të ëndërruar. Nuk dua…

Po të gjithë e bëjnë këtë punë. Edhe mami me babin e kanë bërë.

KURRË.

Edhe gjyshja me gjyshin? Këtë punë të fëlliqur ata kurrë s’e kanë bërë!

S’është punë e fëlliqur. Është qejf i pastër.

Jo, nuk dua!

Sot po shkoj më mirë. Mendohu. Nesër vij përsëri…

Si thua. Do ta provosh?

Kurrë!

Mirë…hajde puthemi.

Uau sa gjë e shpifur gjuha jote. Si gjuha e gjarprit.

Në përralla princi nxjerr xixa kur e puth princeshën. Fëmijët lindin nga zambakët e ujit.

Epo jeta s’është përrallë.

Me fillim ters dhe fund të lumtur. Si nuk e kupton?

E kundërta në jetë ndodh. Jo nuk dua!

Do të kthehem nesër. E treta e vërteta!

E nëse nuk pranon shko në manastir e bëhu murgeshë.

Oh…oh
Kam dhimbje.

Dhimbja sjell lumturi.

Oh, asgjë nuk ndiej përveç dhimbjes.

Ja dhe pak…
Çfarë është kjo që po më derdh mbi bark? Sperma? Pse s’e derdhe brenda?

Që të mos sjellim një fatkeq tjetër në këtë jetë. Kaq ishte. Nuk je më e virgjër. Edhe unë s’jam sigurisht.

Po tani?

Tani fillon kënaqësia e dhunës. Më hip sipër. Dhe rrotulloje ashtu nga brenda. Kthehu para… anash… pas…

E ke parë demin? Kur ia ngul nga mbrapa lopës.

Hajde ngjeshu pas luleve të mia. Tani nxirre dhe fute në gojë. Thithe. Jo aq shumë se s’dua të prishem.

Hip sipër.

Shtrihu poshtë lëviz më shpejt ah ah ah.

Më nnnngggaaadddaaalëëë… Oh Zot.

Mos e zër Zotin me gojë!

Kush na e fali këtë kënaqësi nëse jo Zoti? Ku e di ti ç’është kënaqësia që të fal Zoti? A i je dhënë ndonjëherë atij?

Jo se ma kanë prerë kërthizën që më lidhte me të.

E tani jam ndotur.

Atëherë pastrohu.

E si?

Më duket se jam në Kishë.

Moment sublim

Ceremonia madhështore e ngujimit të trupave.

Para trupave të tjerë të ngujuar me kohë. Me buqeta lulesh në duar. Që mbajnë erë temjani…

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading

Aktualitet

Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.

Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.

“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.

Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.

“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING