Connect with us

Politike

Topalli, për Berishën: Ky burrë shteti po u arrestua, vendi merr fund

Jozefina Topalli ka bërë një reagim të gjatë, para vendimit për arrestin apo jo të Sali Berishës.

Postimi i Topallit:

Kërkesa për arrestimin e Kryetarit te opozitës se vendit, te ish Presidentit, ish- Kryeministrit Sali Berisha , pas 12 vitesh nga largimi i tij si ish kryeministër është gjeja me absurde dhe e rrezikshme për pluralizmin shqiptar.

Dhe kjo turpëron një shoqëri..

Paradoksi është, se për Kryetarin e opozitës kane shpikur prej 3 vitesh një dosje ,qe nuk ka as çështje as prova. Dhe për te vazhduar me paradoksin, procesi është nisur nga Taulant Balla, anëtar i qeverise aktuale.

Dhe vetëm ky fakt do mjaftonte për te kuptuar se procesi është politik.

Por ky proces do turpëroje shtetin tone, edhe për faktin se disa hetues i kane marre pushtetin Parlamentit, dhe kjo është një kambane e forte.

Ky proces ka filluar dhe po mbyllet me disa standarde.

(E kur ne një proces lëvizet me disa standarde, procesi është politik.)

Një standard për pushtetarët si rasti Tahiri , kur Kuvendi i jep leje Spakut për heqjen e lirisë te lëvizjes dhe një tjetër për armikun Sali Berisha, kur hetuesia hyn në fushën e lojës politike, dhe brutalisht dhunon Kushtetutën si ne vendet autokratike, pa lejen e Parlamentit.

Paradoksi dhe rrezikshmëria replikohet kur hetuesia kërkon nga Kuvendi te ligjëroje dhunimin e tij te Kushtetutës duke shtuar masat shtrënguese për Kryetarin e opozitës.

Kryetari i opozitës zoti Sali Berisha është njeriu qe ka udhëhequr lëvizjen demokratike, qe ka futur vendin ne Këshillin e Europes, qe ka firmosur stabilizim Asociimin, qe ka futur vendin në NATO, që ka liberalizuat vizat, etj.

Gjate këtyre 3 dekadave ka patur disa Kryeministra, e pushtetarë. Nder të gjithë ata, zoti Berisha ka qenë dhe është njeriu me serioz ne raport me ligjin dhe shtetin.

E këtë e thonë edhe kundërshtarët e tij ne biseda kur nuk janë ne televizor.

Pushteti kërkon arrestimin e kryetarit te opozitës zotit Sali Berisha vetëm për një arsye:

Për t’i mbyllur gojën, qe ai te mos këtë mundësi te ngrihet kundra skandaleve e korrupsionit te frikshëm; qe ai te mos ketë mundësi te mbroje te drejtat e liritë e qytetareve; qe ai te hesht për plakjen e shoqërisë sonë nga largimi i shqiptareve; qe ai te mos ngrihet me kundra bandave e organizatave kriminale qe sundojnë kudo.

Unë nuk njoh një politikan ne 30 vite, qe te ketë patur kurajon si Sali Berisha për t’u ngritur kundër krimit e organizatave te frikshme kriminale.

Unë nuk njoh një tjetër qe te ketë bere beteja te pamundura si ai.

Sali Berisha nuk është i pagabueshëm.

Por asnjë nuk ka luftuar për interesin publik si ai.

Te kërkosh te arrestosh Kryetarin e opozitës sepse para 20 viteve ka bere një ligj për ish pronaret është ne kufijtë e te pabesueshmes.

Ai fitoi zgjedhjet e 2005 me atë program.

Ky nuk është vetëm paradoksi qe te le pa fjale, ky është precedenti i tmerrshëm i një rreziku potencial, qe i vërvitet Shqipërisë ne emër te anti korrupsionit, ( me ‘zero prova’) në një kohe kur pushteti është kalbur nga skandalet e pandalshme me dëme te pa llogaritshme për vendin. (e vetëm gërvishte nga ‘drejtësia e re’.)

Sali Berisha është politikani qe ka mbrojtur me fort se kushdo çështjen kombëtare.

Sali Berisha është i vetmi politikan qe i kërkohet heqja e imunitetit për here te dyte.

I vetmi lider, qe është rrezuar me dhune nga pushteti dhe ka ardhur ne pushtet me vote.

Kryeministri Berisha, ky burrë shteti siç ka thënë një ambasador amerikan ka dhënë dorëheqjen si kryetar partie, kur ka humbur zgjedhjet. I vetmi politikan mbi te cilin janë hedhur bomba, grushte e plumba, e përsëri nuk është dorëzuar.

I vetmi kryetar partie qe hyn ne zgjedhje pa vule e pa emër e merr mbi gjysme milion vota personale.

Edhe pse është 80 vjeç është politikani me energjik, me i vendosur ne misionin si kryetar opozite, sa turpëron çdo politikan e deputet te ri e te vjetër , sepse thotë te vërteta te forta qe shumë i dijnë por askush nuk i thotë.

E për këtë ai do martirizohet.

Si shoqëri ne kemi nevoje te reflektojmë me veten tone.

Ne 100 vitet e fundit janë pushkatuar dhe arrestuar shumica e Kryeministrave tone.

Po ashtu, janë ekzekutuar, arrestuar apo internuar pothuaj te gjithë firmëtarët e Aktit te Pavarësisë.

Historia jone është sa e dhimbshme po aq dhe e padrejte.

Histori fatale!

E megjithatë kjo ndodhte kur ishte kohe lufte apo diktature.

Kjo e sotmja po ndodh ne një vend te NATO-s.

Po, nëse kërkojnë sot arrestimin e kryetarit te opozitës për arsye politike-

Çfarë i mbetet kësaj demokracisë sonë te shkrete?

Kush do guxoje me te ngrihet për te drejtat e njeriut;

Kush do sakrifikonte me te bënte opozite te fuqishme si ajo e Berishës;

Kush do kishte me kurajo te përmendte me emër e mbiemër kriminelet e frikshëm.

Çfarë do i bëjnë pas kësaj një qytetari te thjeshte nëse ne nuk reagojmë!

Ndoshta Kryetarit te Partisë Demokratike, zotit Sali Berisha nuk i vjen keq për veten e tij qe po martirizohet, por vendi jone nuk ka nevoje për martire.

Nesër jemi zyrtarisht një vend me kryetarin e opozitës të arrestuar.

Njëlloj si ne Rusi!

Politike

Operacioni i SPAK/ Meta: Faktet diheshin, të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 Majit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar operacionin e SPAK, ku u lëshuan rreth 50 urdhër arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, edhe pse më e madhe e tyre mbeten ende në arrati.

Gjatë një konferencë për mediat, Meta tha se “Metamorfoza” është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale.

Meta u shpreh se faktet diheshin me kohë dhe se duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 Majit, por sipas tij, SPAK vepron nën diktatin e kryeministrit Edi Rama

“Metamorfoza është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale. Faktet që janë bërë publike sot janë ditur edhe para një vit. Është një operacion i karakterit propagandistik, përderisa edhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesore janë zero.

Është gjithçka që kryhet nën diktaktin e Ramës. Duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 majit, por aty grupe duheshin atyre për të grabitur bashkinë e Shkodrës dhe shumë bashki të tjera dhe më pas për të prodhuar statistika. Ato dosje janë vënë në depoziton nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera Meta.

Continue Reading

Politike

Pas telefonatës Rama-Rishi Sunak, vjen në Tiranë ministri i Jashtëm, Lord Cameron

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 Maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Muhamed Veliu: Disa muaj më parë ju zhvilluat një takim në Romë me kryeministren Meloni dhe kryeministrin Rishi Sunak. Javën e kaluar, 10 Downing Street njoftoi se ju kishit zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Rishi Sunak. A ka një dëshirë nga Britania e Madhe për ta përsëritur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë në favor të zgjidhjes së problemit të emigracionit që ata kanë në Britaninë e Madhe?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me Shqipërinë?

Muhamed Veliu: Po, në raport me Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Ka pasur një shprehje dëshire nga ana e Britanisë së Madhe e jo vetëm, edhe e disa vendeve të tjera lidhur me këtë dhe jo pas por edhe përpara se të ndodhte marrëveshja jonë me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prere “Jo” dhe mbetet e prerë “Jo”. Italia është një histori tjetër dhe është një realitet tjetër në tablonë e marrëdhënieve tona miqësore dhe marrëdhënieve tona ndërkombëtare kështu që i kam shpjeguar të gjitha arsyet pse Italia ha bukë veç.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falenderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavëshe cdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

Continue Reading

Politike

‘Le ta lavdërojë kush të dojë’/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër

Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokurorit Altin Dumani. Berisha tha se ai lëshon fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, “t’ia mbathin në të katër anët”.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës,”Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët. Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet. Kujt ia bën këto ky? Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel. Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter. Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin. Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre. Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri? Ju në çdo zyrë keni armiq.

Continue Reading

Politike

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në politikë? Noka zbulon bisedën private

Që pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, vajza e tij, Argita Malltezi ka filluar të jetë më e pranishme në skenën politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur noka, ditën e sotme ka folur në lidhje  me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë. Noka tha në “News 24”, se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë.

Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa koh të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar

Continue Reading

Politike

‘Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!’

Nga Sali Berisha

Reagim! Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama.

Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING