Connect with us

Bota

Trump niset drejt Shtëpisë së Bardhë

SHBA– Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën për presidencën e SHBA-së. Edhe pse është duke u përballur me disa hetimeve ligjore dhe fajësimit për rezultatet të zgjedhjeve afatmesme të Partisë Republikane, Trump nuk e ndalon asgjë për të arritur atë që do.

Ai e bëri njoftimin nga prona e tij në Mar-a-Lago në Florida duke thënë: Rikthimi i Amerikës fillon që tani.

Trump tha se “të gjithë po bënin më mirë” pas katër viteve të tij në detyrë, “bota ishte në paqe” dhe se ai “i mbajti premtimet e tij”.

“Dy vjet më parë ne ishim një komb i madh. Dhe së shpejti do të jemi përsëri një komb i madh. Rënia e Amerikës po na detyrohet nga Biden dhe e majta radikale… kjo nuk është një rënie që duhet ta pranojmë.”– tha Trump.

Ai e mbajti fjalimin para një auditori prej disa qindra mbështetësish, anëtarësh të klubit dhe të shtypit të mbledhur në një sallë vallëzimi në klubin e tij në Florida, i rrethuar nga flamuj amerikanë dhe pankarta që shkruanin: “Bëni Amerikën përsëri të madhe!”.

Përpara fjalimit të tij, ndihmësit e Trump depozituan dokumentet për ofertën e tij presidenciale në 2024. Deklarata e tij e shumëpritur për të kandiduar vjen ndërsa republikanët ende po drithërohen nga refuzimi i disa prej kandidatëve të tyre në zgjedhjet afatmesme në SHBA nga ana e votuesve.

Advertisement

TRENDING