Connect with us

Bota

Vdekjes së Mahsa Aminit/ SHBA, Britania dhe Kandaja njoftojnë sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja vendosën të premten sanksione të reja ndaj Iranit në prag të përvjetorit të vdekjes së 22 vjeçares Mahsa Amini në duart e policisë morale të Iranit, ndërsa ajo ishte në burg. Vdekja e saj shkaktoi muaj protestash antiqeveritare, të cilat u shtypën me dhunë. Mahsa Amini vdiq më 16 shtator të vitit të kaluar pasi u arrestua nën dyshimet se kishte shkelur kodin e veshjes së Republikës Islamike të Iranit. Vdekja e saj u pasua me një nga valët më të mëdha të protestave antiqeveritare ndër vite në Iran. Forcat iraniane të sigurisë janë dislokuar në qytetin e saj të lindjes në pritje të protestave të reja këtë fundjavë.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja, së bashku me Bashkimin Evropian, kanë njoftuar raunde të shumta sanksionesh ndaj Iranit, duke përmendur shtypjen e përhapur dhe shpesh të dhunshme të protestave pas vdekjes së Mahsa Aminit. “Vdekja tragjike dhe e pakuptimtë e Mahsa Aminit në burgun e të ashtuquajturës “Policia e Moralit” shkaktoi protesta në të gjithë Iranin që u pasuan me shtypje të dhunshme, arrestime masive, ndërprerje sistematike të internetit dhe censurë nga regjimi iranian”, tha përmes një deklarate Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprimet e duhura, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të mbajtur përgjegjës ata që shkelin të drejtat e iranianëve”, tha ai, duke shtuar se Kanadaja, Australia dhe partnerët e tjerë do të vendosin gjithashtu sanksione të reja ndaj Teheranit këtë javë. Departamenti Amerikan i Thesarit përmes një deklarate të veçantë tha se kishte vendosur sanksione ndaj më shumë se 22 personave dhe subjekteve që tha se ishin të lidhur me “shtypjen e dhunshme” të protestave në Iran pas vdekjes së Mahsa Aminit, shtypjen e protestave dhe zërave kundërshtues dhe ndërprerjen e internetit.

Në shënjestër të sanksioneve janë 29 persona dhe grupe, duke përfshirë 18 anëtarë kyç të Gardës Revolucionare Islamike dhe Forcave iraniane të Zbatimit të Ligjit, si dhe kreu i Organizatave të Burgjeve të Iranit, tha përmes një deklarate Departamenti amerikan i Thesarit. Sanksionet prekin edhe zyrtarë iranianë të lidhur me bllokimin e internetit dhe të disa mediave./VOA

Bota

8 të vdekur dhe 11 të plagosur në aksidentin tragjik në Turqi. Minibusi përplaset me betonieren

Një aksident tragjik ka ndodhur në rajonit e Gaziantep në juglindje të Turqisë. Sipas informacioneve fillestare, nga përplasja e një autobusi me një betoniere, 8 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për shkakun e ngjarjen tragjike.

Continue Reading

Bota

Tragjedi në Meksikë! Vriten dhe hidhen në pus turistët. U vranë për…

Të afërmit e amerikanit Jack Carter Rhoad dhe vëllezërve australianë Jake dhe Callum Robinson identifikuan trupat e tyre pa pasur nevojë të kryenin teste gjenetike, tha në një deklaratë të dielën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Baja California. Tre shtetas meksikanë janë arrestuar nën dyshimin për rrëmbim. Një nga të dyshuarit u identifikua si Jesús Gerardo “N”, alias “El Kekas”.

Tre miqtë ishin në një udhëtim surfing dhe kamping pranë qytetit Ensenada, rreth 60 milje në jug të qytetit kufitar të Tijuana, kur u zhdukën më 29 prill dhe besohet se janë vrarë, sipas autoriteteve.

Prokurorja e Përgjithshme e Kalifornisë, Maria Elena Andrade Ramirez u takua me prindërit e viktimave të dielën dhe “ripohoi angazhimin total të institucionit për të vazhduar hetimin për këtë ngjarje fatkeqe derisa përgjegjësit të ndiqen plotësisht nga ligji.

Serfistët mund të jenë sulmuar në një tentativë për grabitje automjeti, thanë zyrtarët, duke cituar hetimet paraprake. Baja California  është njihet  për dhunën e karteleve në vitet e fundit, megjithëse rrallë ndodh në zona turistike si Ensenada.

Një kamionçinë i bardhë i djegur u gjet në një fermë në Santo Tomas, rreth 40 milje nga vendi ku u gjetën trupat, tha një burim i policisë lokale për CNN. Automjeti u konfirmua se ishte i njëjti që Callum Robinson postoi një imazh në Instagram një javë para se treshja të zhdukej.

Ndërsa pjesë të Meksikës janë destinacione turistike të përcaktuara, krimi i dhunshëm, duke përfshirë rrëmbimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, pllakosin pjesë të vendit, veçanërisht në zonat kufitare. Shkalla e vrasjeve në Meksikë  është ndër më të lartat në botë dhe më shumë se 100,000 njerëz mbeten të zhdukur në vend.

Kartelet e drogës kanë terrorizuar vendin me nivele gjithnjë në rritje të dhunës dhe mizorisë, të ushqyer pjesërisht nga kërkesa e madhe për drogë nga konsumatorët amerikanë dhe të armatosur me një arsenal armatimi nga veriu i kufirit.

Continue Reading

Bota

Fondet federale të SHBA-së për rritjen e sigurise në lokacionet fetare

Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet fetare, bëri të ditur udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Shqetësimet për kërcënimet kundër komuniteteve hebraike dhe myslimane janë në rritje në SHBA, pjesërisht për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe disa fuqi të tjera.

 

Vendet si sinagogat dhe xhamitë mund të aplikojnë për t’i përdorur paratë për të punësuar personel sigurie ose për të instaluar kamera, tha Schumer.

“Ne do të vazhdojmë të ndajmë fonde, në mënyrë që asnjë sinagogë apo institucion tjetër fetar të mos ketë nevojë të jetojë me frikën me të cilën jeton tani”, tha Schumer.

Vitin e kaluar u ndanë 305 milionë dollarë për organizatat jofitimprurëse, për t’i ndihmuar ato në mbrojtjen e objekteve të tyre nga sulmet e mundshme.

Tri sinagoga të qytetit të Nju Jorkut dhe Muzeu i Bruklinit morën kërcënime për bomba të shtunën, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Nju Jork.

Kërcënimet bënë që dy sinagoga të evakuoheshin, edhe pse nuk u gjet ndonjë eksploziv.

Organizatat fetare do të duhet të aplikojnë deri më 21 maj për të shfrytëzuar rundin e parë të fondeve.

Continue Reading

Bota

Kina i jep prioritet marrëdhënies me Europën. Xi Jinping: Ndërsa bota hyn në një periudhë të re turbulence dhe ndryshimi…

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka nisur zyrtarisht turin e tij në Europë, teksa vizitën e tij të parë e ka zhvilluar në Francë. Udhëheqësi kinez u mirëprit në oborrin e Elysse nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

E pranishme në tryezën e bisedimeve ishte edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Bashkëpunimi i BE-së dhe Kinës në fushën e tregtisë ishte në fokus të dialogut.

Macron dhe  on der Leyen i kërkuan presidentit të Kinës Xi Jinping të sigurojë tregti më të” ekuilibruar” ku në fokus duhet të jenë kushtet e barabarta të bizneseve.

“Situata ndërkombëtare e bën dialogun BE-Kinë më të rëndësishëm se kurrë. E ardhmja e kontinentit tonë do të varet nga zgjidhja që do gjejmë për të përmisuar në mënyrë të ekuilibruar marrëdhëniet tona me Kinën”, tha Macron.

“Bashkimi Europian dhe Kina duan marrëdhënie të mira dhe duke pasur parasysh peshën globale të Kinës, angazhimi ynë është kyç për të garantuar respekt të ndërsjellë, për të shmangur keqkuptimet dhe për të gjetur zgjidhje për sfidat globale”, tha von der Leyen.

Në komente të shkurtra publike përpara se bisedimet të vazhdojnë me dyer të mbyllura, Xi deklaroi se ai i shikon marrëdhëniet me Europën si një prioritet të politikës së jashtme të Kinës dhe se të dy duhet të qëndrojnë të përkushtuar ndaj partneritetit.

“Ndërsa bota hyn në një periudhë të re turbulence dhe ndryshimi, si dy forca të rëndësishme në këtë botë, Kina dhe Evropa duhet t’i përmbahen pozicionimit të partnerëve, t’i përmbahen dialogut dhe bashkëpunimi”, tha Xi Jinping.

Mosmarrëveshjet mes BE-së dhe Kinës në tregti lidhen kryesisht me subvencionet që mund të vendosë blloku për makinat elektrike.

Shefi i tregtisë i Komisionit Europian la të kuptohet se tarifat për automjetet elektrike kineze mund të vendosen deri në qershor.

Continue Reading

Bota

1-vjetori i kurorëzimit të Mbretit Karli III.

Mbreti Karli III feston ditën e kurorëzimit, pasi sot, në vitin 2023, u zhvillua ceremonia zyrtare e kurorëzimit të djalit të parëlindur të Mbretëreshës Elizabeth.

Duke shënuar përvjetorin e parë të kurorëzimit, Buckingham ka shpërndarë një video të pamjeve të papublikuara nga ajo ditë, duke ftuar ata që dëshirojnë të kujtojnë momentin e tyre të preferuar nga ato ditë.

 “Sot është përvjetori i parë i kurorëzimit të Mbretit dhe Mbretëreshës në Westminster Abbey. Si dhe vetë ceremonia, fundjava e kurorëzimit pa një kortezh me karroca nëpër Londrën qendrore, fluturime me avionë, një përshëndetje mbretërore nga 4,000 ushtarë në kopshtet e Pallatit Buckingham, një koncert në Kështjellën Windsor dhe një iniciativë vullnetare në mbarë Mbretërinë e Bashkuar. Cili është kujtimi juaj i preferuar?”, ka shkruar llogaria zyrtare e Pallatit në Twitter në postimin e mëposhtëm.

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING