Connect with us

Kronike

Vëllai i Andrea Kalemit i shpëton atentatit tek rrethi i Selitës

Tirane- Vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe greke, i ka shpëtuar një atentati mbrëmjen e së premtes (12 Janar 2024)  tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë. Ka qenë ora 22:55 minuta. Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, Smart, kur nga një mjet tjetër në lëvizje është qëlluar me breshëri kallashnikovi.  Nga informacionet e para të policisë Zamir Kalemi është plagosur me armë zjarri në këmbë por Report Tv mëson se e kanë kapur më shumë plumba dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës. Pak minuta më pas u mësua për një makinë të djegur në Bërzhitë, që dyshohet se është e autorëve. Brenda në makinë është gjetur dhe një kallashnikov.   Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” informoi policia e Tiranës. Një nga pistat e hetimit të atentatit të sotëm është vijimi i sagës së vrasjeve të 2022 Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papa. Vëllai i tij, Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë në qershor të po këtij viti ishte kushëriri i vëllezërve Kalemi. Plumbat e mbrëmjes së 12 janarit 2024 ndaj vëllait të Andrea Kalemit, Zamirit,- i cili po mjekohet në spitalin e Traumës – dyshohet se kanë lidhje me sagën e vrasjeve të 2022

11 qershor 2022 – Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë. 27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

16 dhjetor 2022 – Gjashtë muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

Më 9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

Më 14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Më 8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andrew Bodes dhe Albano Velos. Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’

Më 12 janar 2024 Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur.

 

Kronike

Plagosi babë e bijë gjatë tentativës për t’i grabitur dyqanin, në pranga skifteri shqiptar

Një shtetas shqiptar 49-vjeçar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një tentative grabitjeje më 4 maj.

Sulmi ndodhi në via Costantino Baroni, kur i dyshuari hyri brenda dyqanit të duhanit në momentin e mbylljes dhe u përpoq të vidhte xhiron ditore dhe biletat gërvishtëse. Pasi i ka plagosur babë e bijë, shqiptari mori në pronësi bileta me vlerë rreth 15.000 euro.

Në një episod të dytë, më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh i armatosur me armë, por dështoi.

Hetimet e Policisë së Shtetit kanë çuar në arrestimin e shqiptarit falë analizës së pamjeveve të sigurisë.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, plumba dhe një thikë, si dhe veshje që i kishte përdorur gjatë grabitjeve.

Continue Reading

Kronike

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për të…

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Continue Reading

Kronike

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vdiq në vendin e punës, shoqërohen në polici dy shtetas

Policia ka ndarë detaje nga vdekja e punëtorit Preng Gjoni në vendin punës këtë të shtunë në Shëngjin.

Mësohet se 50-vjeçarit i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe ka humbur jetën në spital.

Sakaq, janë shoqëruar në Polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit Preng Gjoni, 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari”, thuhet ne njoftim.

Continue Reading

Kronike

Aksident me pasojë vdekje në aksin Delvinë-Kardhiq

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Delvinë-Kardhiq. Ka qenë një grup motorristësh që udhëtonte në zonë, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Senicës”, një prej tyre ka dalë nga rruga. Si pasojë e rënies së motorrit, ka humbur jetën Astrit Lamaj, 53 vjeç.

Pavarësisht mbërritjes së autoambulancës në vendin e ngjarjes, nuk është bërë dot e mundur shpëtimi i tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Continue Reading

Kronike

Tiranë/ Posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, arrestohet një 18-vjeçar

TIRANË – Një 18-vjeçar ka rënë në pranga në kryeqytet në vijim të zbatimit të masave të planit operacional ‘Sundimi i ligjit’.

Adoleshenti posedonte lëndë narkotike, ndërsa në banesë kishte dhe një armë pa leje.

Bazuar në informacionet nga inteligjenca policore u organizua puna për kapjen e tij dhe u arrestua në flagrancë S.L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Iu gjetën dhe sekuestruan një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.

‘Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

1715417837_tirane.jpeg

Continue Reading
Advertisement

TRENDING