Connect with us

Kronike

Vlorë/ E përplasi makina, humb jetën 80-vjeçarja në Vranisht

Një aksident ka ndodhur në qendër të fshatit Vranisht në Vlorë ku një 59-vjeçar ka shtypur me makinë një 80-vjeçare.

Si pasojë, e moshuara ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Aksident në Cërrik, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri! Makina merr përpara barrierën mbrojtëse, përplaset me murin (EMRAT)
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement