Connect with us

Kosova

Vuçiç do ta dredhë/ Edith Harxhi: Ai pret fundin e luftës në Ukrainë

Ish-zëvendësministrja e Jashtme Edith Harxhi tha se nuk do të ketë marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo jo për faj të Kosovës, por të Serbisë.

“Nuk mendoj se Vuçic është i gatshëm që të nënshkruaj një marrëveshje të tillë pavarësisht presionit ndërkombëtarë” – theksoi Harxhi

Sipas saj, presidenti i Serbisë po bën disa manovra këto ditë në shtetin e tij.

“Mendoj që ai po rikonfiguron të djathtën në Serbi. Rikonfigurimi i të djathtës atje do të thotë që Vucic nuk dëshiron që të jetë ai nënshkruesi i drejtpërdrejtë i marreveshjes. Ndoshta ai do ta jap miratimin por që do ta nënshkruaj një dorë tjetër…” – deklaroi ish-zëvendësministrja e Jashtme.

“Ai jo më kot i fillon takimet me elektorat të tij nga Vranja në fundin jugor të Serbisë. Do që ta zvarrisë procesin, derisa të përfundojë lufta në Ukrainë” – theksoi Harxhi

Advertisement

TRENDING