Connect with us

Bota

10 ditë makth/ Trump qëllon me gurë dhe pambuk: Iranianet luftëtarë të dobët, negociatorë të shkëlqyer’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar zgjatjen me 10 ditë të pezullimit të sulmeve ndaj centraleve energjetike iraniane. Njoftimi u bë përmes një postimi në Truth Social, ku Trump theksoi se vendimi vjen pas një kërkese nga qeveria iraniane. Ai shtoi gjithashtu se bisedimet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë ende në zhvillim dhe, sipas tij, po ecin mirë.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se iranianet “janë luftëtarë të dobet, por negociatorë të shkëlqyer”, dhe se “Ata kanë një shans për të braktisur përgjithmonë ambiciet e tyre bërthamore dhe për të hapur rrugë të reja”.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do të jemi makthi i tyre më i keq dhe do vazhdojmë t’i godasim”- theksoi presidenti amerikan.
Duke iu drejtuar serish negociatoreve nga Teherani, Trump kercenoi me fjalet: Bëhuni seriozë para se të jetë tepër vonë”.

Irani po luhatet midis negociatave dhe një përshkallëzimi të luftës, ndërsa Izraeli njoftoi dje se ka vrarë edhe kreun e Marinës Pasdaran.
Nga ana therer, sipas Kanalit 12 të televizionit izraelit, Pentagoni dhe Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane po punojnë mbi plane ushtarake për t’i dhënë “goditjen përfundimtare” Iranit, e cila mund të përfshijë përdorimin e forcave tokësore dhe sulme masive.

Advertisement