Connect with us

Pinknews

Azet ‘çmendurisht’ i dashuruar pas Dua Lipës

Dje Azeti performoi në Sunny Hill Festival.

Ai bashkë me anëtarët e tjerë të grupit të tij “KMN” elektrizuan turmën e të pranishmëve.

Në festival, për ta shijuar pa performuar ishte Dua.

Duket se reperi është “dashuruar” në këngëtaren.

Në foton e përbashkët, ai ka shkruar në gjermanisht se është i “zënë”, apo në anglisht “taken”, shoqëruar me emojit me zemra dhe dry, tipike të çifteve.

Dua shihet duke bërë shenjën identifikuese të grupit KMN, teksa me humor, miku i tij Zuna, i ka uruar “vetëm më të mirat për të [Azetin]”, një urim tipik ky për çifte.

Ehh! S’ka faj Azeti.

Pinknews

E rrethuar nga mjekët/ Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore, rrezikon qëndrimi në ‘BBV’

Aktorja dhe banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë, të cilët po kujdesen për shëndetin e konkurrentes.

 

 

Aktorja shfaqet e shtrire në krevat duke marrë serum. Ajo është e rrethuar nga mjeket, të cilët po kujdesen për të.

Ndërkohë në shtëpi ka mbërritur edhe një zarf, të cilin e lexoi Julian Deda.

“Banorë, për shkak të një komplikacioni shëndetësor Egla është nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i madh do t’ju lajmërojë për vazhdimin e rrugëtimit të saj”, lexoi Julian Deda zarfin.

Pas këtij zarfi, reagimet e banorëve kanë qenë të shumta.

Romoe u shpreh se “Egla u eliminua”, ndërsa ka reaguar Graciano, duke i thënë: Pse bëhesh i keq, punë e madhe u eliminua apo nuk u eliminua, të jetë mirë me shëndet”.

Continue Reading

Pinknews

‘Mos u shqetëso, do bëhet më mirë’/ Kiara bën postimin e papritur pas lindjes

Çifti Kiara dhe Luiz Ejlli, dje u bekuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari Ejlli. Në një kohë që janë kryefjalë e shypit rozë, fansat dhe ndjekësit e çiftit duan të shohin gjithçka, edhe pse çifti ka nisur që të postojë momentet e para të lindjes.

Këtë herë është Kiara ajo që ka postuar një foto, ku e vogla nuk duket, por ka një mesazh për të. ”Mos u shqetëso mama, do bëhet më mirë”.

Kur se dje, këngëtari dhe fenomeni i ”BBVA2” Luiz Ejlli ndau emocionet e para përmes një video. ”Mendova që lumturia e kishte pikun kur Kiara më tha PO, por më vjen me i thënë Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra”.

Continue Reading

Pinknews

“Do çmendem, do e rrotulloj shtëpinë…”/ Çfarë po paralajmëron Meritoni?

Banori i ri Shkëlqimi ka ndenjur disa momente vetëm në shtëpi, gjë e cila është vënë re nga Meritoni, i cili i është afruar dhe i ka treguar mbështetjen e tij deri në momentin që do jenë në shtëpi. E ditën e sotme përsëri Meritoni është shprehur se do ta mbështesë banorin nëse shkon në nominim.

Meritoni: Uroj që ty nuk do të të fusin në nominim dhe po e besoj se nuk e bëjnë se po e bën do çmenden do e rrotulloj shtëpinë se nuk po bën asgjë për nominim po sillesh shumë mirë

Continue Reading

Pinknews

Heidi dhe Romeo “kokë më kokë” në nominim/ Juli këshillon çiftin: Egla e ka personale me…

Aktorja Egla Ceno mbrëmjen e djeshme si lidere e shtëpisë përfitoi avantazhin që të dërgonte “kokë më kokë” në nominim dy nga banorët e “BBV”.

Aktorja zgjodhi çiftin Heidi Baçin dhe Romeo Veshaj që të ti çonte në televotim, ku banori më i votuar do të shpallej finalisti i parë i “BBV”, ndërsa tjetri do të përballej me disa nominime gjatë këtyre javëve.

Ditën e sotme gjatë një bisede me Julian Dedën, aktori iu tha çiftit se Egla e ka personale me Heidin.

“Po çfarë i kam bërë unë?” e pyeti konkurrentja, duke treguar se aktorja e ka kërcënuar.

Ti u pajtove me vendimin e saj”– iu kthye Romeo aktorit, i cili tha: “U pajtova”.

Pjesë na biseda:

Juli: Keni nevojë për njëri-tjetrin?

Romeo: Normal se duhemi

Juli: Atëherë nevojat e njëri-tjetrit në lojë është gjë tjetër dhe aleancë është gjë tjetër. Ajo e ka personale me ty

Heidi: Po çfarë i kam bërë unë?

Juli: Po ku di unë se çfarë i ke bërë ti. Ajo thotë e kam personale me të

Heidi: Ajo erdhi dhe më kërcënoj mua. Pse më ke thënë ti mua do të ha

Juli: Po pra personale është

Heidi: Po bë gruaja 50 vjeçe ashtu?!

Juli: Po mirë puna e saj, mua s’më interson fare

Romeo: Ti u pajtove me vendimin e saj

Juli: U pajtova

Continue Reading

Pinknews

“Kokë më kokë” në nominim me Heidin/ Romeo i bindur: Egla dëshiron që të eleminohet…

Aktori Romeo Veshaj është i bindur që Egla Cen oi dërgoi “kokë më kokë” në nominim atë dhe partneren e tij, Heidi Baçi për të shpëtuar këtë të fundit.

Gjatë një bisede me Julian Dedën, aktori u shprej se konkurrentja e ka bërë këtë veprim për të ta nxjerrë atë nga shtëpia.

“Unë e shikoj mënyrën sesi e ruan. Dhe ajo lëvizja dje nuk ishte për të nxjerrë Heidin por për të më nxjerrë mua për të plotësuar panoramën e saj në kokë”- tha Romeo.

Ndërsa Juli e mbështeti mendimin e Romeos, teksa u shpreh se Egla e ka treguar vetë që dëshiron që Heidi të qëndrojë në shtëpi, për të vazhduar garën për të fituar çmimin e madh.

Nga Egla? Po pra e tha dje more burrë. Tha dua që të rrijë Heidi këtu”– iu përgjigj Juli.

Kujtojmë se si lidere e shtëpisë Eglës iu dha avantazhi për të dërguar në nominim dy banorë, ku më i votuari nga publiku do të shkonte menjëherë në finale dhe tjetri do të përballonte për disa javë rresht disa nominime.

Megjithëse banorët nuk e dinë këtë informacion, me përjashtim të vetë aktores të gjithë mendojnë se nominimi është për të larguar njërin nga konkurrentët.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING