Aktualitet
Tragjike/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 46 vjeçari (EMRI)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Marglliç të Patosit. Sipas informacineve paraprake, mësohet se një 46-vjeçar i identifikuar si Ermal Debrova, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në momentin që ka qënë duke punuar në një shtyllë elektirke.
Si pasojë ai ka humbur jetën tragjikisht gjatë kohës së punës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e incidentit