Connect with us

Ekonomi

Prodhuan 54% të totalit neto, privatët kalojnë KESH

Prodhuesit me përparësi të energjisë (HEC-et me kapacitet deri në 15MW) si dhe prodhuesit e pavarur privatë dhanë 54 për qind të energjisë neto në vend në 6 muajt e parë të këtij viti.

Të dhënat zyrtare për gjysmën e parë të këtij viti tregojnë se prodhimi neto vendas i energjisë ishte deri në fund të qershorit mbi 3.66 milionë MWh nga të cilat KESH prodhoi vetëm 1.7 milionë MWh. Pjesa tjetër i takon prodhuesve të pavarur të tillë si Devoll Hydropower me dy HEC-et e tij, Kurumit, Ayen Enerji dhe më i vogli ndër këto HEC-e ai Qani.

Ndërkohë pjesën tjetër të prodhimit të privatëve e zënë HEC-et që sipas kontratës i shesin energjinë shpërndarjes. Prodhimi neto vendas këtë vit është 40 për qind më pak sesa një vit më parë duke reflektuar kështu vitin jo të mirë hidrik në të cilin gjendet vendi.

Konusmi nga ana tjetër regjistroi një nivel prej 4.25 milionë MWh çka tregon që prodhimi total mund të mbulonte vetëm 80 për qind të konsumit. Ky i fundit ka pësuar një rritje të lehtë në raport me një vit më parë që në shifra është thuajse i pandjeshëm.

Në tregun e liberalizuar KESH, që i është ngarkuar sigurimi i energjisë së nevojshme për Furnizuesin e Tregut të Lirë (pjesë e OSHEE Group) ka marrë rreth 18 për qind të energjisë së nevojshme për konsum.

Gjatë këtij viti çmimet e energjisë në bursa kanë arritur nivele të frikshme ku në orare piku një MWh energji është tregtuar deri në 700-750 euro ndërkohë që çmimet në Bursën Hungareze të cilën vendi ynë ka referencë përgjatë muajit korrik dhe gusht janë luhatur kryesisht mes 350-500 euro/ MWh.

Kompanisë publike i është dashur të shpenzojnë qindra milionë euro për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum ndërkohë që deri në fund të këtij viti fatura pritet që të rritet edhe më tej duke rritur presionin mbi financat e kompanive dhe nevojën e qeverisë për të vijuar mbështetjen.

Kjo e fundit deklaroi pak muaj më parë se do të shihte opsionin rritjes së çmimit për ata që konsumojnë mbi një fashë të caktuar që fillimisht u tha se do të ishte 700 kwh dhe më pas 800 kwh. Kjo nismë lidhet me një tentativë për të dekurajuar konsumin por që deri më tani nuk është marrë asnjë vendim konkret./Monitor

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *