Kronike
Tentoi të digjte ish të dashurën, arrestohet i riu
Është vënë në pranga e Policisë 25-vjeçari Ardit Çela i cili, dyshohet se ka dhunuar bashkë me shokët e tij ish-bashkëjetuesen dhe më pas ka tentuar ta djegë për së gjalli duke përdorur benzinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e jashtme të një pallati në kryeqytet ku Çela bashkë me dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe një tjetër të identifikuar me inicialet D.M kanë dhunuar të miturën e më pas kanë tentuar t’i vendosin flakën duke përdorur benzinë.
Dy shokët e tij u arrestuan në flagrancë nga blutë e kryeqytetit ndërkohë pak minuta më parë u bë e mundur dhe kapja e Çelës.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç.
Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.