Kronike
ATENTATI, lihet në burg ‘ushtari’ i Ervis Martinajt
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Flutura Berishën dhe Nikoll Sherrnikun të arrestuar tre ditë më parë në Lezhë, pasi u kapën me makinë të blinduar dhe municion luftarak me vete. Berisha dhe Sherrniku dyshohet se do bënin atentat në Shëngjin, pasi në makinë iu gjetën 1 kallashnikov me plumb në fole. Nikoll Sherrniku, një emër i njohur për efektivët, pasi ishte nën masën ‘arrest shtëpie’, sepse ishte i implikuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela në dhjetor të vitit 2020. Në makinën e blinduar tip ‘Toyota’ u kap dhe u arrestua edhe 34-vjeçarja Flutura Berisha, ndërsa brenda mjetit ishte edhe një 15-vjeçar.
Lajm ne përditësim…