Sport
59 ndeshje, 59 gola, makineria Erling Haaland rishkruan historinë e Champions League
Erling Haaland nuk ndalet dhe Champions League duket gjithnjë e më shumë si skena e tij personale e golave.
Sulmuesi norvegjez ka regjistruar një tjetër statistikë të jashtëzakonshme, duke arritur në 59 gola në vetëm 59 ndeshje në kompeticionin më prestigjioz të Europës.
Një gol për ndeshje. Një shifër që tregon më shumë se çdo përshkrim për frikën që Haaland krijon përpara portës.
Nga shpërthimi me Salzburgun, te golat me Borussia Dortmund dhe dominimi me Manchester City-n, norvegjezi ka ruajtur një ritëm të jashtëzakonshëm në Champions League.
Haaland vazhdon të thyejë rekorde me një shpejtësi të frikshme, duke vendosur në hije edhe disa prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit europian.
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Ruud van Nistelrooy iu deshën shumë më tepër ndeshje për të mbërritur në nivele të ngjashme shënimi, ndërsa Haaland po e bën këtë me një ritëm që ka tronditur statistikat e kompeticionit.
59 ndeshje, 59 gola.
“Cyborg”-u norvegjez vazhdon të duket i pandalshëm dhe çdo paraqitje e tij në Champions League shndërrohet në një tjetër kërcënim për historinë e rekordëve.
