✦
Thinking ...
Connect with us

Kosova

ALARMI NGA UASHINGTONI/ Ish-ambasadori amerikan: Perëndimi ka dështuar me Serbinë

Një paralajmërim i fortë vjen nga ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, për politikën që SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë ndjekur ndaj Serbisë.

Murphy deklaron se strategjia e Perëndimit për ta afruar dhe transformuar Serbinë ka dështuar dhe se tashmë nevojitet një qasje e re ndaj Beogradit.

Sipas tij, për vite me radhë Uashingtoni dhe Brukseli kanë besuar se nëse “rregullohet” Serbia, atëherë do të zgjidhen edhe problemet e Ballkanit Perëndimor.

Por, sipas Murphy, kjo qasje nuk ka dhënë rezultat.

Ish-ambasadori amerikan akuzon Serbinë se, pavarësisht investimeve dhe përpjekjeve të Perëndimit, ka vijuar politika që kanë cenuar stabilitetin rajonal, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, por edhe në Mal të Zi.

Një tjetër kritikë e fortë lidhet me politikën e Bashkimit Evropian.

Murphy thotë se “karrota” evropiane, pra perspektiva e anëtarësimit në BE, ka dështuar të sjellë transformimin e pritshëm të Serbisë.

Sipas tij, Perëndimi ka përsëritur vazhdimisht të njëjtin gabim, duke besuar se udhëheqësit serbë do të ndryshonin kurs.

Në analizën e tij, Murphy argumenton se Serbia vazhdon të ruajë lidhje me politikat e së kaluarës dhe me Rusinë.

Ai paralajmëron se tashmë nuk mjafton më të besohet se Serbia është në rrugën e ndryshimit.

Mesazhi i ish-ambasadorit është i drejtpërdrejtë: Perëndimi duhet të ndryshojë strategjinë dhe ta trajtojë Serbinë si një sfidë për interesat e tij.

“Strategjia perëndimore për të zgjidhur Serbinë, dhe kështu për të zgjidhur të gjithë Ballkanin Perëndimor, ka dështuar. Është koha për një qasje të re dhe të ndryshme”, deklaroi Murphy.

Advertisement