Connect with us

Pinknews

Festivali i Filmit në Venecia, ‘Luani i Artë’ për Catherine Deneuve

Festivali i Filmit në Venecia, ‘Luani i Artë’ për Catherine Deneuve

Tapeti i kuq ishte i mbushur me fustane mbrëmjeje dhe smoking dhe paradën e yjeve. Festivali i 79-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia hapet plot stil.

Festivali më i vjetër i filmit sheh Catherine Deneuve të ftuar nderi dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të lidhur online në befasi.

Në ambientet e ‘Palazzo del Cinema’, aktorja 78-vjeçare franceze mori ‘Luanin e Artë’ për ‘Arritje të Përjetshme’.

“Dua të them se jam shumë e lumtur dhe krenare që jam zgjedhur këtë vit të jem këtu në Festival – tha aktorja – Kam një histori të gjatë me Festivalin e Filmit në Venecia”.

Në vijim, protagonist ishte presidenti ukrainas, me një fjalim tre-minutësh në video ku bëri homazhe për fëmijët e vrarë në konfliktin me Rusinë dhe ripërsëriti kërkesën për mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar.

Hillary Clinton ishte gjithashtu në tapetin e kuq, në emër të organizatës së saj jofitimprurëse ‘Vital Voices Global Partnership’, e cila promovon lidershipin femëror.

Filmi që hapi Festivalin ishte ‘White Noise’, vepra e 11-të e regjisorit amerikan Noah Baumbach, i cili e cilëson atë si “një histori e kulturës amerikane”.

Filmi është një satirë thumbuese për një familje të përzier të klasës së mesme në Amerikën periferike.

Përzgjedhja e këtij filmi hapës është një shenjë e re njohjeje për gjigantin e videove online Netflix, i cili e prodhoi atë dhe këtë vit vendosi të marrë pjesë me katër filma dhe një seri televizive.

Në total janë 23 filma artistikë (përfshirë vetëm tetë nga regjisore femra) që konkurrojnë për Luanin e Artë, i cili do të jepet më 10 shtator.

Advertisement