Kronike
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, ku 22-vjeçari Elvis Zirka dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një 28-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, autor i dyshuar i plagosjes është Sokol Zeka (Troka), 28 vjeç, i cili është larguar pas ngjarjes.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin dhe po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Ende nuk dihen motivet që çuan në përdorimin e armës së zjarrit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“-Rreth orës orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se shtetasi S. Z.(T)., 28 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 28-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.