Kronike
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dy persona…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, duke shkaktuar panik për qytetarët.
Sipas policisë lokale të Bulqizës ngjarja ka ndodhur ne Njesinë administrative Shupenzë, në vendin e quajtur Ura e Sebinit, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ndërse debati ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes..