Kronike
10 mln euro kokainë, si u kap Migert Harizi në Itali
ITALI- Kishte shkuar në Ankona me një vizë turistike tre mujore dhe prej tre muajsh kishte marrë me qira edhe apartamentin në via Primo Maggio, në Baraccola, por ra në prangat e Policisë. Migert Harizi, 30-vjeçari shqiptar i arrestuar të premten nga Carabinieri del Norm, kishte në banesën e tij dhe në makinë gjithsej 42 kilogramëve kokainë. Nuk kishte precedentë penalë në Shqipëri, madje punonte si tregëtar i makinave të përdoruara të përdorura që importonte dhe eksportonte rregullisht dhe një familje pas tij që po i bashkohet në Itali.
Por në Lombardi e kërkonin shumë.
Prokurori antimafia i qarkut Lombard nuk ka dhënë informacione duke pretenduar se ka informacione tepër sekrete. Sasia e madhe e kapur në Ankona mund të kishte kaluar përmes portit të qytetit dhe ndoshta nuk ishte e vetmja, por pjesë e një ngarkese shumë më të madhe. Në fakt, droga e gjetur në makinë pjesërisht ishte e një cilësie të ndryshme nga ajo e gjetur më vonë në shtëpi. Të bëhet vallë fjalë për dy ngarkesa të ndryshme?
Edhe në këtë pistë po hetohet. E sigurt është se 33-vjeçari ka udhëtuar rregullisht në aksin Shqipëri-Marche, ai ka shkuar e rikthehet çdo tre muaj për gjithsej gjashtë muaj në vit. Shumë për një pushim të thjeshtë. Qëndroi në dy banesa gjatë qëndrimit të tij në Itali, gjithmonë me qira. Por vetëm në Ankona karabinierët gjetën drogën, 41 kilogramë, hekura hobe, materiale ambalazhi dhe gjithashtu një pistoletë të mbushur dhe disa fishekë. Me pak fjalë, një bazë magazinimi përpara se ndoshta ta drejtonte kokainën diku tjetër.
Gjyqtarja hetuese Sonia Piermartini ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, ndërsa shqiptari i mbrojtur nga avokati i lokalit Rimini, Massimiliano Orrù, shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur. Ai akuzohet për posedim dhe shitje të drogës (me rrethanë rënduese sasinë e madhe) dhe armëmbajtje pa leje. Motra e tij erdhi nga Shqipëria por nuk do të mund ta takonte me të vëllanë për dhjetë ditë, koha e parashikuar për izolimin në burg./ ilrestodelcarlino.it