Rajon
Do shkaktojnë trazira në Ballkan
‘The Guardian’/ Ekstremistët serb me mbështetjen ruse, do shkaktojnë trazira në ballkan
Prestigjozia britanike ‘The Guardian’ thotë se e djathta ekstreme në Serbi, e cila po mbështet pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës nga Rusia, ka marrë mbështetjen e Kremlinit për të shkaktuar telashe në Ballkan. Këto grupe jo vetëm që po ndihmojnë për të ndezur zjarrin në mbështetje të luftës së Rusisë, por ata po marrin gjithashtu ndihmë ruse për të shtyrë axhendën e tyre të rrezikshme në këtë pjesë të paqëndrueshme e Europës, veçanrisht në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.
Në shkrimin e gazetës thuhet se “Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po zvarritet, Kremlini ka përkrahjen e disa prej forcave më të rrezikshme të ekstremit të djathtë në Ballkan”.
Në muajin prill të vitit 2022, mijëra serbë dolën në rrugët e Beogradit për të protestuar ndaj mbështetjes së qeverisë së tyre për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Në tubim, demonstruesit valëvitën flamujt rusë dhe serb dhe brohoritën slogane të tilla si, “Serbët dhe rusët – vëllezër përgjithmonë!”
The Guardian thekson se do të ishte gabim i pafalshëm të injorohen marrëdhëniet mes ekstremit të djathtë serb dhe Rusisë, të gjykohen ato si të pakuptimta ose të padenja për vëmendje. Për fat të keq, kjo është koha e duhur për të djathtën ekstreme serbe të shkaktojë telashe në Ballkanin Perëndimor