Pinknews
Influencuesja italiane ‘nxeh’ rrjetin
Influencuesja italiane, Clizia Incorvaia, së fundmi po shijon disa ditë pushime në zonat malore, së bashku me familjen e saj. Pjesë e këtyre pushimeve sigurisht ishte dhe djali i saj i vogël nga martesa e parë.
Në këto ditë relaksi, bukuroshja nuk ka hezituar të bëjë edhe postime në rrjetet e saj sociale. Por pavarësisht se fotot ishin të bukura, komentet nuk ishin edhe aq pozitive, e shkak për këtë është fakti se ajo është “nënë”.
Ndjekësit e kritikuan se një nënë nuk mund të shfaqet kaq provokuese në rrjetet sociale. Por gjithsesi ajo nuk e ka vrarë aspak mendjen dhe ka vijuar me postimet e saj, ku në një prej tyre shkruan:
“Kush do më ndalojë të postoj foto edhe pse jam nënë?!”