Connect with us

Aktualitet

A pritet të shfaqet DRAMA e çmimit të ri të energjisë

Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor, me qëllim kursimin e energjisë për shkak të krizës, qytetarët do paguajnë më shtrenjtë çdo kilovat orë që harxhojnë mbi fashën 800kh, ndërsa kilovatët e tjerë do të vijojnë t’i paguajnë me çmimin aktual. Vendosja e fashës prej 800 kilovatësh u miratua në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë.

Çmimi i ri që do të paguajnë familjarët që kalojnë fashën 800 kilovat do të jetë 42 lekë kilovati plus Tvsh. Ndërkohë, çmimi për kilovat nën fashën 800 kW do të vijojë të jetë 9.5 lekë kilovati. Nga kjo masë e marrë për kursimin e energjisë nuk do të preket biznesi i vogël, i cili do të vijojë ta paguajë energjinë me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat, fasha mbrojtëse.

Më herët KESH ka miratuar tarifat e shitjes së energjisë elektrike për FSHU, duke vendosur që çmimi për energjinë e klientëve familjarë për konsumin mbi 800 kwh/muaj, të jetë 34.3 lekë/Kwh, ndërsa për konsumatorët e tjerë do shitet aq sa tani 2.4 lekë kilovati. Pas kësaj kostoje FSHU kërkoj nga ERE vendosjen e çmimit të ri për konsumatorët familjarët.

Ky vendim është i përkohshëm, me një zgjatje afati prej tre muajsh. Në janar të vitit 2023 do merret sërish në shqyrtim në varësi të situatës me energjinë elektrike.

Opozita ka kundërshtuar rritjen e çmimit për fashën mbi 800 kWh. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e pranishme në mbledhjen e ERE tha se me këtë rritje qeveria nuk ka mbrojtur interesat e qytetarëve. Tabaku theksoi se rritja e çmimit është e papërballueshme për xhepat e qytetarëve, prandaj  buxheti i shtetit duhej të vijonte të mbronte qytetarët dhe të paguante rritjen e çmimit të energjisë.

SKEMA E FATURËS

Konsumi 850 kilovat

800 kilovat do faturohen 9.5 lekë, ose 7600 lekë

50 kilovat do faturohen 42 lekë, ose 2100 lekë

Pra, për 850 kilovat fatura shkon 9700 lekë pa TVSH, shto 1940 lekë TVSH dhe 100 lekë tarifa e Televizionit, çmimi do jetë 11.740.

Advertisement

TRENDING