Kronike
Arsen Muskurti qëndron në burg
Arsen Muskurti do të qëndrojë në “burg pa afat”.
Kete ka vendosur Gjykata e Apelit të Tiranës, duke rrëzur në këtë mënyrë, kërkesën e bërë nga avokati mbrojtës.
Muakurti kërkonte që gjykata të caktonte “burg me afat 30 ditë”, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor.
Më herët avokati pretendoi se autori ka përdorur medikamente për këto probleme. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Islam Alla”, në kryeqytet, pasditën e 30 gushtit, teksa Arsen Muskurti hyri në agjencinë turistike e të vëllait, dhe e qëlloi për vdekje këtë të fundit, së bashku me kunatën.
Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku kryesorja është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi dhe krimi.
Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018. Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit.
https://www.youtube.com/watch?v=EaW1Sb89HMo