Kronike
David De Gea i skadon kontrata
Numrit një të Man.United, David de Gea , i skadon kontrata pas sezonit aktual të Premier League. Falë një opsioni në kontratën e portierit spanjol, “Djajtë e Kuq” mund të zgjasin marrëveshjen edhe me një sezon. Sipas një raportimi, të gazetës së përditshme angleze “The Telegraph”, drejtuesit e lartë të klubit mesa duket po luajnë me idenë që të mos e përdorin këtë opsion.
Arsyeja për këtë mund të jetë rritja drastike e shpenzimeve të personelit të klubit, shkruajnë anglezët. Kampionët rekord të ishullit, njoftuan zyrtarisht gjatë javës, se buxheti i stafit ishte rritur me 19% në krahasim me sezonin e kaluar.
Sipas raportit, De Gea duhet të paguhet pothuajse me 400 mijë euro në javë, çka bën një pagë vjetore gati 21 milionë euro. Ai do të vazhdonte ta merrte këtë shumë, nëse kontrata e tij do të shtyhej deri në vitin 2024. Por, kjo rrogë tani duket se duhet kursyer. Një alternativë për portierin 31-vjeçar të kombëtares spanjole është tashmë në horizont te Man.United. Dikush dëshiron të provojë portierin e kombëtares së Anglisë, Jordan Pickford (28). Ai është i lidhur me rivalët e Premier League, Everton, deri në vitin 2024, por shihet si një opsion ‘i lirë’ te Man.United.
De Gea është në Manchester që nga viti 2011. Në atë kohë ai kishte kaluar nga klubi spanjol Atlético Madrid në Premier League. Por tani rrugët mund të ndahen. Nga ana tjetër, do të ishte e hidhur për Man.United është që ta linte një portier të tillë të klasit botëror të largohej me parametra zero.
https://www.youtube.com/watch?v=Bflh82GvVZ0