Kronike
Italia kthehet djathtas
Projeksionet e natës së zgjedhjeve italiane duket se nuk krijojnë dyshime, Italia devijon djathtas me ‘Fratelli D’Italia’ si parti të parë, me 26% të votave dhe që kryeson koalicionin e qendrës së djathtë, e ndjekur nga Partia Demokratike me 19.4 % kurse Lëvizja “5 Stelle” u rendit në vendin e tretë me 16.5%. Nga ana tjetër, Lega Nord e Matteo Salvinit bie në 8.5 për qind, e ndjekur nga afër nga ‘Forza Italia’ me 8%. Këto janë treguesit që dalin nga Exit Poll-et dhe që i japin qendrës së djathtë përparësi si në ulëset e Parlamentit ashtu dhe në Senat, nga 41.5% deri 45.5% dhe që do të jetë Qeveria më e djathtë politikisht që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore.
Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në muajin korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi.
Formimi i koalicioneve në Itali është një procedurë jashtëzakonisht e ngadaltë, por perspektiva e një rezultati më të qartë do të thotë se ka pak gjasa të përsëritet 2018-a, kur u deshën pothuajse tre muaj për të formuar koalicionin qeverisës.
Parlamenti i ri do të mblidhet më 13 tetor. Pas kësaj date, presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, mund të fillojë konsultimet me drejtuesit e partive për të diskutuar për kabinetin e ri qeveritar.
https://www.youtube.com/watch?v=d4e1EUACyis