Kronike
Spitalit të Elbasanit i shtohen 5 mjekë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër këtë të hënë investimet në spitalin Rajonal të Elbasanit, ku tha se po fuqizohet rrjeti i pajisjeve radiologjike në spitale dhe poliklinika nga një investim prej 4.2 miliojne euro në te gjithë shqiperine.
“Ne jemi duke ecur paralelisht në disa drejtime. Jo vetëm përsa i përket përmirësimit të flotës ekzistuese të pajisjeve, por edhe për rritjen e teknologjisë së shërbimit të radiologjisë. Ndaj jo vetëm nëpërmjet investimit që ne jemi duke bërë në vlerën 4.2 milion euro në gjithë Shqipërinë për fuqizimin e shërbimit të radiologjisë me 18 grafi të reja, me 4 skanera, një angiograf i ri që është duke u instaluar në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, por nga ana tjetër jemi duke fuqizuar ekipet tona mjekësore dhe stafet e tyre. Pesë mjekë I janë shtuar Spitalit të Elbasanit, pjesë e ekipit të 100 mjekëve të rinj të atashuar në spitalet rajonale dhe bashkiake”
Duke folur për investimet e reja, Manatirliu tha se do të vijojnë investimet dhe se do te zgjerohen kapacitetet ne cdo spital
: “Ne do të vijojmë investimet, ndaj planifikojmë që me buxhetin e vitit 2023 ne do të fillojmë investimin në Poliklinikën e qytetit, që do të përmirësojë shërbimin për sa i përket kujdesit ambulatory për qytetarët e Elbasanit. Por nga ana tjetër, do të japim mundësinë që të kemi edhe shërbime të tjera ambulatore të vendosura në Poliklinikë pasi ne duam të zgjerojmë kapacitetet, edhe gamën e aparaturave të imazherisë”
https://www.youtube.com/watch?v=Ubk47p7-l4s