Connect with us

Kronike

Ministria e Mbrojtjes thirrje Bashkive

Nga kjo e hënë pritet një përkeqësim i motit në vend.

IGJEUM dhe SHMU parashikojnë reshje të mëdha ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes dhe Mbrojtja Civile i bëjnë thirrje bashkive të marrin masat. Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës.

Reshje pritet të ketë edhe në 10 qarqet e tjera, përveçse në Korçë.  Sipas IGJEUM, si pasojë e reshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, ndërsa në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

Bazuar në këto të dhëna, Ministria e Mbrojtjes u kërkon strukturave të pushtetit vendor kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese, të monitorojnë gjendjen e argjinaturave të lumenjve, digave, hidrovorëve.  Po ashtu, ky dikaster u kërkon të mbajnë në gatishmëri kapacitetet logjistike për përballimin e çdo situate të mundshme.

https://www.youtube.com/watch?v=jPu4W3PM5GM

Advertisement