Connect with us

Bota

‘Kam krijuar grupin Wagner’/ Flet ‘kuzhinieri’ i Putinit

“Kam krijuar grupin Wagner në 2014” – Fjalët e “kuzhinierit” të Putinit

Origjina dhe financimi i ushtarëve mercenarë të kompanisë ruse Wagner ka qenë gjithmonë e mbuluar me një atmosferë misteri, por këtë herë ishte Yevgeny Prigozhin, njeriu i mbiquajtur “kuzhinieri i Putinit” për shkak të afërsisë së tij me presidentin rus, që tregoi për perandorinë që ndërtoi.

Ai pranoi se ishte arkitekti i ushtrisë kontraktore që operonte në Siri në luftën kundër Shtetit Islamik dhe që është ende e pranishme në Mali, Sudan dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Prigozhin pranoi se e kishte krojuar Wagner gjatë Luftës së Krimesë.

“Në vitin 2014, kur filloi gjenocidi i popullsisë ruse të Donbasit, unë, si shumë biznesmenë, shkova në zonat industriale ku u mblodhën ‘kozakët’ dhe u përpoqa me para të bashkoja një grup që do të udhëtonte për të mbrojtur rusët.” – tha Prigozhin.

Ai theksoi gjithashtu se vetëm falë guximit të anëtarëve të Grupit Wagner “ishte bërë i mundur çlirimi i aeroportit të Luganskut dhe shumë territore të tjeranë Ukrainën lindore”.

“Ka qenë kohë të vështira. Na akuzuan për lloj-lloj mëkatesh inekzistente. Anëtarët e Grupit Wagner janë heronj që kanë mbrojtur popullin sirian dhe popujt e tjerë të vendeve të pafavorizuara arabe, afrikane dhe të Amerikës Latine dhe janë bërë një nga shtyllat e atdheut tonë”.

Mediat e pavarura ruse zbuluan gjithashtu se mercenarët e Wagner aktualisht po luftojnë përkrah ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë. Megjithatë, nuk është e qartë se cilat janë lidhjet e vërteta midis Moskës dhe grupit Wagner. Ligji rus nuk lejon që mercenarët të veprojnë në vend, por Federata u ka bërë nderime të ndryshme ushtarëve të grupit.

Advertisement