Connect with us

Kronike

Kujdestaret e Shtëpisë së Fëmijëve në Sarandë keqtrajtojnë fëmijët

Ndodh edhe kështu…Kujdestaret e Shtëpisë së Fëmijëve në Sarandë keqtrajtojnë fëmijët

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijet e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 46 vjeç, me detyrë mjek në spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer vizita shëndetësore për disa qytetarë, në këtë spital.

Advertisement