Kronike
Dyfishohen kërkesat për azil
Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptar në Bashkimi Europianë janë rritur sërish me rikthimin e lëvizjeve pa kufizime nga pandemia e Covid-19.
Nga të dhënat e Eurostat në 7 mujat e parë të vitit u rregjistruan 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE, ku në krahësim me të njëjtën periudhë të një viti më parë shifra është dyfishuar.
Por në krahësim me vitet e mëparëshmë numri I azilantëve mbetet I ulët, kjo edhe për faktin se shumë emigrant po ikin me kontrata pune apo të tjerë nuk rregjistrohen më si azilantë.
Eurostat nuk i raporton më të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar, që nga dhjetori 2020, pas daljes së saj nga BE.
Por, të dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 4729 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre dhe janë regjistruar si azilkërkues gjatë periudhës janar-qershor 2022, një shifër që është sa 80% e të gjithë kërkesave për azil në 27 shtetet e tjera të Bashkimit Europian, duke e çuar në total shifrën e aplikimeve në mbi 10 mijë.
Kërkesat për azil vetëm në 6 muajt e parë të 2022-t janë më të larta se gjithë viti 2021, kur ishte shënuar dhe numri më i lartë rekord deri tani.
Numri më i lartë i azilantëve nga Shqipëria në vendet e BE u regjistrua në vitin 2015, kur një valë masive emigracioni nisi në vend. Në periudhën janar-korrik 2015 u shënuan gati 34 mijë kërkesa ndërsa për gjithë atë vit numri iu afrua 70 mijë. Më pas ritmi ra gradualisht, ndërsa në vitin pandemik u shënua niveli më i ulët i dekadës së fundit. Megjithatë, tendenca për të ikur u rigjallërua sërish pas pandemisë.
https://www.youtube.com/watch?v=lNyKb37OBW0