Connect with us

Kronike

Akt sabotazhi në gazsjellësin ‘Nord Stream 2’

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Bashkimin Evropian në trajtimin e aksidentit në tubacionet e ‘Nord Stream 2’, i cili transporton gazin rus në Gjermani përmes Detit Baltik.

Për qeverinë e Kievit bëhet fjalë për një “akt terrorist sabotazhi’ i planifikuar nga Rusia kundër Bashkimit Evropian”. Kryeministrja daneze tha se gazsjellësi ka tre humbje të presionit në distancë mes tyre dhe nuk është e vështirë të kuptohet se ajo që ndodhi është thjesht një rastësi.

Ndërsa ekspertët danezë po përpiqen të hetojnë shkaqet, Dmitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit, flet për “lajme alarmante që kërkojnë hetim urgjent” dhe se Moska është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për incidentin. Peskov nuk përjashtoi mundësinë e përballjes me një aksion sabotazhi

Gazsjellësi ka pësuar “dëmtim të paprecedentë” në tre linja dhe për kompaninë që operon “është e pamundur të vlerësohet koha rivendosjes në punë të rrjedhës”.

Aksidenti i ‘Nord Stream 2’ pati pasoja edhe në çmimin e gazit, i cili në Amsterdam u rrit me 10 për qind dhe arrti në 191.5 euro për megavat/orë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=yBZkJeCTvvw

Advertisement