Connect with us

Kronike

Meta mbyll 1600 llogari të rreme ruse

Rusia humbet një betejë në luftën propagandistike në rrjetet sociale. Meta, kompania mëmë e Facebook, çaktivizoi një rrjet të gjerë prej 1600 llogarish të rreme ruse në mbështetje të luftës në Ukrainë.

Kompania tha se çaktivizoi 45 faqe Facebook-u dhe më shumë se 1,000 llogari në Instagram, të operuara nga një platformë ruse, që kishte në shenjestër  “politikanë, gazetarë, aktorë, të famshëm dhe marka komerciale nga e gjithë bota” që mbështesin Kievin. Këto llogari kishin punësuar dhe paguar  në rubla njerëz për të bërë komente pro-ruse

Sipas gjigantit amerikan, kjo është përpjekja propagandistike më e madhe dhe më komplekse perms Facebookut, e kryer nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Operacioni goditi gjithashtu mbi 60 faqe interneti të krijuara me imazhin dhe ngjashmërinë e gazetave kryesore botërore si gazeta britanike “The Guardian” dhe gjermania “Der Spiegel”, dhe më shumë se 1600 profile të rreme në Facebook të përdorura për të përhapur propagandën ruse dhe informacione të rreme në Ukrainë, Gjermani, Itali, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

 

https://www.youtube.com/watch?v=rwKFrTtbLnU

Advertisement