Connect with us

Kronike

Drogë Belgjikë-Holandë, arrestohen shqiptarët

32 të arrestuar nga operacioni “Shqiponja e Bardhë”, 10 prej tyre italianë nga zona e Alto Garda-s, ndërsa të tjerët janë shqiptarë. Megjithatë identiteti i asnjërit prej tyre nuk është bërë me dije.Gjatë operacionit, është gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram kokainë; hashash, 32 mijë euro cash dhe një orë me vlerë 20 mijë euro.

Hetimet që u finalizuan me aksionin e sotëm, nisën që nga zhvillimi i operacionit “Maestro” në vitin 2020, i cili çoi në arrestimin e tre personave. Ndërsa “Shqiponja e Bardhë” zbuloi se kokaina dhe hashashi që vinin nga Holanda dhe Belgjika, shitej në sheshet e Trentino-s.

Majori Piermarco Borettaz, i cili u kujdes për operacionin tha: Droga transportohej me makina me xhepa të fshehtë. Pakot e drogës ishin të veshura me një substancë me aromë të ngjashme me mentolin për të parandaluar që të nuhatej nga qentë.

Që nga nisja e aksionit, autoritetet italiane kanë gati pesë mijë orë përgjime, ndërsa mbrëmë janë përdorur 130 karabinierëve për zbulimin dhe çmontimin e greupit kriminal që dyshohet se qarkullonte të paktën 1 milion euro.

Advertisement