Connect with us

Kronike

Funeral shtetëror i shtrenjtë për Shinzo Abe

Funeral shtetëror shumë i diskutuar në Japoni për ish-kryeministrin Shinzō Abe (më i riu dhe më jetëgjati në historinë moderne japoneze: në detyrë për 9 vjet, deri në dorëheqjen e tij në gusht 2020), dhe që u qëllua për vdekje në moshën 67 vjeçare më 8 korrik, gjatë një mitingu në qytetin e Nara, jo shumë larg Kiotos.

E veja, Akie Abe, me një kimono zyrtare të zezë, hyri ngadalë në sallën mortore duke mbajtur një urnë me hirin e burrit të saj, vendosur në një kuti druri dhe e mbështjellë me një copë të purpurt me vija.

Ceremonia e varrimit u ndoq nga rreth 700 të ftuar, duke përfshirë 50 krerë shtetesh dhe qeverish aktualë dhe të mëparshëm, si dhe shtatë anëtarë të familjes perandorake japoneze.

Tokio është ende e blinduar nga rreth 20,000 oficerë policie, për shkak të protestave të një pjese të popullsisë për koston e tepruar të funeralit shtetëror të Abe, e cila shkon në ekuivalentin e 12 milionë eurove.

Megjithatë, në një pjesë të madhe, protestat rrjedhin gjithashtu nga i njëjti personazh – Shinzō Abe, mjaft i diskutueshëm gjatë viteve të tij të shumta në krye të Japonisë.

Sipas një sondazhi, 60% e japonezëve ishin kundër funeraleve shtetërore, të cilat janë të rralla në Japoni dhe zakonisht rezervohen për anëtarët e familjes perandorake.

Abe u dogj më 12 korrik, pas një funerali privat (i cili më vonë u bë publik), në Tempullin Budist Zojoji, në Tokio, katër ditë pasi u vra në Nara.

Disa orë para ceremonies mortore, qindra qytetarë, duke mbajtur buqeta me lule, u rreshtuan për t’i vendosur ato, në kujtim të Abe, në një park aty pranë. 

 

https://www.youtube.com/watch?v=N4xGFxQpYb4

Advertisement