Kronike
Ndërpritet koncerti i Daddy Yankee
Një incident është shënuar në koncertin e Daddy Yankee në Santiago, Kili. Autoritetet përdorën ujë për të larguar rreth 4 mijë persona që hynë me forcë në koncert. Ata shkatërruan barrierat dhe sulmuan stafin ndërsa dëmtuan dhe makinat jashtë stadiumit.
Pavarësisht se organizata filloi të mbyllte hyrjet, njerëzit arritën të hyjnë në koncert, duke bllokuar dhe rrugët emergjente. Brenda ambientit, situata u ndërlikua kur ata që hynë ilegalisht filluan të kërkonin një mënyrë për të parë koncertin, duke sulmuar rojet.
Si pasojë e hyrjes së paligjshme, ambienti i brendshëm i stadiumit u mbush plotësisht, ku edhe personat që kishin bileta nuk mund të hynin në vendet e caktuara.Dy firma private sigurie po përballen me akuza penale.
Eduardo Vergara, ministër me departamentin e parandalimit të krimit të Kilit, kritikoi organizatorët e ngjarjes duke thënë se ishin përgjegjës për sigurinë. Vergara tha se do të ketë një hetim nëse organizatorët e ngjarjes respektuan kërkesat e tyre të sigurisë.
https://www.youtube.com/watch?v=8G5jmTAwlhU