Connect with us

Kronike

Meta: Rama gënjen për çmimin e energjisë

Kriza energjetike sipas kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta është më së shumti si shkak i keq-menaxhimit të sistemit nga ana e qeverisë.

Meta i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Rama ku tha se nuk do të preket çmimi i energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.

“Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e çmimit nga ERE nën diktatin e plotë të qeverisë. Ndërkohë që ka nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbi faturuar ose që u është faturat energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit.

Ndërsa foli për konfiskimin e ndërtimeve pa leje Meta u shpreh se do të depozitojnë një ligj në Kuvend që ato ndërtime të legalizohen.

Për t’i dhënë fund, do të depozitojmë ligj për legalizimet në Kuvend që të gjitha ndërtimet e kryera pa leje deri më sot, të legalizohen e të bëhen pa pagesë përveç ndërtimeve të realizuara mbi vepra të infrastrukturës publike në mënyrë që qytetarë të shpëtojnë nga makthi i shantazhit dhe patronazhistët e Rilindjes për këtë problem që kanë dhe përgjegjësinë e ka vetë shteti. Kush ndërton pa leje, do t’i shembet”

Edhe pasi kishin premtuar një shtator me protesta Meta tha se Akoma nuk kanë organizuar një të tillë.

“Prindërve, të gjimnazistëve, të pedagogëve, të studentëve, të gjithçka tjetër. Mos i nënvlerësoni këtë protesta, janë të sinqerta dhe që janë provokuar nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin, me të drejtat e qytetarëve të saj. Do të vazhdohet me protestat se këto protesta i prodhon vetë kjo qeveri”,

 

https://www.youtube.com/watch?v=V93XyqCuuIc

Advertisement