Kronike
Qeveria rrit rrogat

Pas rritjes së pensioneve dhe ndihmës sociale për familjet në nevojë, qeveria ka vendosur të rrisë rrogat. Kryeministri Rama, tha se këtë herë nga vendimet e kabinetit qeveritar, do të përfitojnë policia, garda, zjarrfikësit dhe administrate publike,
“Ne sot kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë pra të gjithë punonjësit inspektorë dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page 7%. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë 15%. Shtesa në vijim është për nivelin e mesëm. E njëjta vlen për gardën e Republikës. Kemi një shtesë për page edhe për policinë e burgjeve, për zjarrfikëse, për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin publik por edhe punonjësit mbështetës. Të gjitha vendimet hyjnë në fuqi menjëherë
Kryeministri Rama foli sërish për konfiskimet të ndërtimeve pa leje teksa tha se problematikat u ngritën nga vetë Partia Socialiste.
Kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe legjendat urbane të fshehjes sime apo tonë prapa kullave apo pallateve. Po të ishte kështu, askush nuk do merrte vesh gjë dhe drejtësia që duhet të veprojë do të kishte vijuar të bënte atë që ka bërë.
Ndërkaq i pyetur nga gazetarët për zhdukjen e Ervis Martinajt, kreu i qeverisë bëri një hap pas.
“Di të them që në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”
https://www.youtube.com/watch?v=UiKfwTJhBoY

